Shtetet e Perëndimit u treguan të pakujdeshëm në vlerësimin e krizës politike në Ukrainë, duke përdorur të njëjtën politikë të para një dekade, ndaj të njëjtit faktor, ish-presidentit Janukoviç, larguar me protesta nga pushteti. Kjo përvojë e përsëritur e ka gjetur Rusinë me një plan të mirëmenduar, reflektimi i të cilit u pa në Krime, me realizimin e referendumit për shkëputje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë. Plani rus mund të shtrihet edhe në pjesë të tjera të rajonit, duke injoruar me krenari presionet e Perëndimit të përçarë. Europa paraqitet e papërgatitur, e pakoordinuar, përballë një Rusie të vendosur në planin e saj deri në provokim ushtarak.
Ndër fuqitë europiane Britania ndodhet në krye të qëndrimeve të ashpra (siç ndodh gjithëherë kur ka në krah SHBA-në). Gjermania, veç kompleksit nga Lufta e Dytë Botërore, ka interesa të mëdha ekonomike me Rusinë, ndërsa Franca, duke ruajtur brendaveti historitë e vjetra të betejave ndërperandorake, shkon të shumtën deri te sanksionet ekonomike. Italia bën përjashtim, është në hallin e vet e papërfshirë në protagonizmat deklarativë që bëjnë sikur kërcënojë një supershtet si Rusia. I vetmi faktor potencialisht kërcënues janë Shtetet e Bashkuara, por edhe ato, me një president të politikave të buta si Obama, mbeten shumë larg të qenit kërcënues real.
Presidenti rus Vladimir Putin duket i qartë në hapat e hedhura të kalkuluara në të gjitha variantet e mundshme, që kanë filluar me marrjen e Krimesë. Zhvillimet tregojnë se më së paku do të kemi rikthimin e Luftës së Ftohtë në një variant të zbutur të saj. Presioni i Europës me sanksione duhet pa efekt përballë një Rusie që mund të bëjë të njëjtën gjë kundër Europës. Fuqia ekonomike e Rusisë mund të prishë ekuilibret brenda BE-së duke rrezikuar shpërbërjes e saj. Në këto rrethana Europa po i ruhet një përplasjeje të madhe me Rusinë, e cila në të gjitha variantet do të nxirrte fituese këtë të fundit.
Interpretimi që po i bëhet në Shqipëri përplasjes ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë është i tipit tradicional folklorik. Në shtypin shqiptar shikon të botohen artikuj selektivë kundër Rusisë, ndërsa politika zyrtare është shtrënguar nga aleatët perëndimorë të lëshojë deklarata që dalin përtej potencialeve dhe interesave tona. Ne nuk kemi asnjë interes tjetër madhor në këtë histori përveç pozicionimit të Kosovës në raport me atë çfarë ndodhi në Krime. Pavarsisht çfarë thuhet në Shqipëri, nuk do shumë mend për të kuptuar se Krimea, në kontekstin historik, ka shumë ngjashmëri me Kosovën.
Ajo, njësoj si Kosova, ka qenë një rajon autonom me struktura autonome qeverisësë, ngjashëm me Kosovën ka një popullsi me shumicë thellësisht ruse, e po ngjashëm me Kosovën, por në rrethana të tjera, ka mbetur brenda kufijve të Ukrainës, si dhuratë në kohën kur kjo e fundit ishte në ditët më të mira në Rusinë. Por rusët e Krimesë nuk ishin as të përndjekur, as të persekutuar, as të rrezikuar siç ishin shqiptarët e Kosovës sidomos pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet. Po a mjafton kjo diferencë për të rrëzuar të gjitha argumentet e Rusisë të përdoruara për të justifikuar atë që bëri në Krime? Mund të diskutohet gjatë në këtë pikë, duke dhënë shembujt e baskëve në Spanjë, flamandëve në Belgjikë, shqiptarëve në Maqedoni etj., dhe vështirë të ndahet ky muhabet.
Ajo që mbetet dhe duhet marrë në konsideratë seriozisht, për ne shqiptarët, është të përqëndrohemi në atë çfarë do të ndodhë tani që kemi përpara faktit të kryer, ku Krimea ka i festuar ditën e bashkimit me Rusinë, pas realizimit të një referendumi të zhvilluar shpejt e shpejt pa përgatitje serioze dhe pa monitorim ndërkombëtar, por edhe nëse të gjitha këto do të ishin bërë perfekt shifrat do të ishin në favor të kësaj që ndodhi.
A do ta njohë Rusia pavarsinë e Kosovës? Shqiptarët mund ta shfrytëzojnë këtë çast në favor të tyre, duke qëndruar jashtë pozicionimeve deklarative kundër lëvizjes së Krimesë. Është e lehtë të thuash nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë, por është e vështirë t’u mbushësh mendjen njerëzve se vërtetë nuk ka. Rusia bëri një akt që do ta vinte përballë detyrimit për të njohur pavarsinë e Kosovës qyshse e mori si precedent për të justifikuar ndërhyrjen në Krime. Ndërsa ne shqiptarët në vend që ta shfrytëzonin këtë për t’i kërkuar Rusisë njohjen e Kosovës, po bëjmë të kundërtën, duke rendur drejt shpikjeve të “pagjashmërive” mes Kosovës dhe Krimesë. Që duket sikur po kërkojmë arsye për t’i dhënë Rusisë për të mos e njohur Kosovën, në ndërkohë Rusia na ka i dhënë arsyen më të fortë për të bërë të kundërtën: njohjen e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Ne nuk na duhet të kërkojmë pangjashmëritë, por e kundërta. Dhe e kundërta, duam nuk duam ne, është më afër së vërtetës. Më anën tjetër të qenit vend i NATO-s nuk ka detyrim për tu rreshtuar në një qëndrim politik ndaj një ngjarjeje të komplikuar që ka ndikime mbi ne. Disa vende të NATO-s janë treguar neutrale ndaj kësaj çështjeje, pasi kanë interesa të mëdha me Rusinë. Qëndrimi i ashpër i Shqipërisë ndaj një konflikti yjesh mbetet thjeshtë një statistikë zërash. Është koha që Shqipëria të bëjë një politikë më të pavarur kombëtare. Për të mos mbetur lodër në duart e të tjerëve dhe si e tillë sërish të fundit.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com