TIRANE- Sekuestrohen pamjet e dy javëve të fundit të kamerave të sigurisë në rrugën që bënte zakonisht kreu i Credins Bank, Artan Santo. Kjo gjë është duke u bërë me qëllim gjetjen e elementëve të tjërë që mund të zbardhin identitetin e dy vrasësve. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, veç kamerave të sigurisë që ndodhen në rrugë dhe që kontrollohen nga policia, do të sekuestrohen dhe pamje të kamerave të bizneseve apo institucioneve që ndodhen në atë zonë. Grupi hetimor duket se ka ngritur dyshime në lidhje me kohën e planifikimit të vrasjes, pasi dyshohet se Santo nuk është ndjekur për dy javë rrjesht, sepse kjo do të sillte dhe ekspozimin e tepërt të tyre.

PAMJET E KAMERAVE
Burime nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ekzekutimit të bankierit, Artan Santo ka kërkuar që të mblidhen të gjitha pamjet e kamerave në rrugën që ndiqte Santo nga banesa e tij për në zyrën tek selia qëndrore në ish-bllok. Pamjet filmike që do të mblidhen i përkasin orëve të mëngjesit nga ora 09:00 deri 09:30, kohë edhe kur drejtori i bankës shkonte në punë. Këtë itenerar kohe e kanë vërtetuar edhe punonjësit e bankës. Policia shpreson se, në këto pamje të gjejë elementë që do të sillnin identifikimin e autorëve të ekzekutimit.

Sipas grupit hetimor, në ditët e tjera para vrasjes kamerat mund të kenë kapur motorrin që mund të ishte i pajisur me targa, që i janë hequr në ditën e krimit. Gjithashtu besohet se, mund të kenë dhe ndonjë pamje të autorëve të ekzekutimit, pasi mund të mos jenë treguar gjithmonë kaq vigjilent, në maskimin e tyre, pasi edhe veshja në ditën e krimit ishte shumë e trashë për stinën.

KOHA E PLANIFIKIMIT
Policia ka ngritur dyshime në lidhje me kohën e planifikimit të vrasjes, pasi koha prej 2 javësh është shumë e gjatë dhe do të sillte një ekspozim të tepërt, apo dhe mund të ishin vënë re nga Santo dhe shoferi i tij duke sjellë dhe dekonspirim të atentatit. Edhe shoferi i Santos mësohet se, gjatë dëshmisë së tij nuk ka pasur shumë të dhëna në lidhje me motorrin dhe dy personat që udhëtonin me të.

Planifikimi
Policia ka ngritur dyshime në lidhje me kohën e planifikimit të vrasjes, pasi koha prej 2 javësh është shumë e gjatë dhe do të sillte një ekspozim të autorëve.
 
Policia, Hetime edhe pse nuk veproi roja i bankës
Hetimet nga ana e Policisë së Shtetit janë duke u bërë edhe për faktin se pse nuk ka reaguar aspak punonjësi i sigurisë së firmës private që kishtë për detyrë mbrojtjen e godinës së Credins Bank si dhe të drejtuesve të këtij institucioni. Gjatë marrjes në pyetje, roja i bankës ka treguar se, nuk kishte reaguar aspak në në kohën kur personat kanë qëlluar me armë ndaj bankierit, Artan Santo. Gjithashtu është duke u hetuar edhe protokolli i mbajtjes së armëve, që ka firma private e sigurisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, në fund të hetimit do të dalin në një vendim për këtë çështje.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)