A ekziston vërtetë shqisa e gjashtë?

A ekziston vërtetë shqisa e gjashtë?

Foto ilustruese

Shikimi, dëgjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat që i njohim mirë, por pikëpytjet e mëdha dalin kur flitet për një shqisë të gjashtë, të cilën disa thonë se e zotërojnë e të tjerë e cilësojnë si legjendë.

Ne të gjithë kemi shqisën e gjashtë, por kjo nuk ka të bëjë fare me paranormalen, shqisa e gjashtë ndodhet në një pjesë të trurit që na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rrugë të ndërmjetme ndërmjet arsyes dhe ndjenjës.

Kjo shqisë na ndihmon të ndjejmë dhe interpretojmë sinjalet e brendshme që rregullojnë funksionet jetësore në trupin tonë, si uria, etja, temperatura e trupit dhe rrahjet e zemrës. Edhe pse nuk e marrim shumë parasysh në përditshmërinë tonë, ajo është një shqisë jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi siguron funksionimin optimal të çdo sistemi në trupin tonë.

Ajo e bën këtë duke na paralajmëruar kur trupi ynë mund të jetë jashtë ekuilibrit të tij. Si për shembull, duke na nxitur të pimë diçka kur ndihemi të etur apo të heqim xhupin kur kemi vapë.

Por interceptimi është shumë i rëndësishem edhe për shëndetin tonë mendor.

Dhe kjo sepse ajo kontribuon në shumë procese psikologjike, duke përfshirë vendimmarrjen, aftësinë sociale dhe mirëqenien tonë emocionale. Problemet me këtë shqisë raportohen në shumë gjendje të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe çrregullimet e të ngrënit.

Shqisa e 6-të ekziston dhe ndodhet në tru midis dy hemisferaveKjo pjesë e trurit është si një sistem alarmi që na paralajmëron kur do të ndodhë diçka.

Gjithçka funksionon si një qark që na jep informacione në mënyrë të tillë që ne të arrijmë të mendojmë dhe të veprojmë në varësi të situatës.

Sistemi proprioceptiv nuk ka sy apo veshë, por shumë receptorë të ndryshëm të shpërndarë në të gjithë trupin për të mbledhur informacion dhe për të na bërë të kuptojmë, edhe me sytë mbyllur, ku jemi dhe në çfarë pozicioni jemi.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 25/05/2023 10:08

    UNE MENDOJ QE PO...UNE PERSHEMBULL KAM SHUME TE ZHVILLUAR INTUITEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?