Në Japoni çiftet nuk flenë në të njëjtin shtrat, ja arsyet për këtë traditë

Në Japoni çiftet nuk flenë në të njëjtin shtrat, ja arsyet për këtë traditë

Foto ilustruese

Nëse për pjesën tjetër të botës, të flesh i ndarë nga partneri do të thotë se divorci është pas dere, japonezët e shohin krejt ndryshe.

Sado i vogël të jetë apartamenti i tyre, asgjë nuk do t’i ndalojë çiftet e martuara në Japoni të flenë të paktën në shtretër të veçantë, nëse jo në dhoma.

Për këtë ka disa arsye, të cilat lidhen jo vetëm me disa nga traditat japoneze por edhe me rëndësinë që japonezët i kushtojnë gjumit. Ata i vlerësojnë shumë orët e gjumit dhe nuk duan të shqetësohen teksa flenë.

Oraret e ndryshme të gjumit:

Arsyeja kryesore që i ‘detyron’ çiftet japoneze të flenë në dhoma apo shtretër të ndarë është orari i ndryshëm i gjumit. Duke qenë se secili nga partnerët mund të ketë orare të ndryshme në punë, obligime të tjera që e detyrojnë të zgjohet dhe flejë më herët apo më vonë, ta zgjodh partnerin vetëm se ti kishe një nga këto arsye nuk e bën aspak të bukur jetën në çift. Ndaj në këtë pikë ka shumë kuptim fjetja në dhoma në ndara, që secili prej partnerëve të bëjë një gjumë të qetë dhe pa u shqetësuar.

Bebet flenë me nënat e tyre:

Nënat në Japoni flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme sepse besohet se ky zakon parandalon rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjës dhe ndihmon fëmijën të ketë një ritëm të qëndrueshëm të zemrës. Për këtë arsye baballarët mund të zgjedhin nëse duan të ndajnë shtratin me ta, apo të flenë në dhomën tjetër.

Për japonezët, gjumi i veçantë do të thotë paqe:

Nëse për pjesën tjetër të botës, të flesh i ndarë nga partneri do të thotë se divorci është pas dere, japonezët e shohin krejt ndryshe. Ata e vlerësojnë shumë gjumin dhe nuk duan të shqetësohen teksa flenë, që do të thotë se nuk duan të dëgjojnë gërhitje, të marrin ndonjë shkelm gjatë gjumit, të jenë ngushtë etj.

Edhe për ata çifte që nuk kanë mundësi të flenë në dhoma të ndara, për japonezët ‘gjumi i bukurisë’ pa partnerin është shumë i rëndësishëm.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'