A është apokalipsi i klimës një mashtrim global?

A është apokalipsi i klimës një mashtrim global?

Foto ilustruese

A jemi vërtetë, siç thonë shumë, në prag të një katastrofe klimatike? Dje, ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i pranishëm në samitin mbi ndryshimet klimatike COP26 në Glasgow tha: "Koha po ikën, është një dekadë vendimtare për të shmangur katastrofën". Të njëjtin mendim ndau edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa deklaroi: "Ne jemi në prag të një katastrofe klimatike". Mund të përmendim shumë emra të tjerë personash të rëndësishëm nga çdo cep i botës që paralajmërojnë për një apokalips që po afrohet. Apokalipsi mund të shmanget vetëm nëse bota eliminon emetimet e CO2 deri nga mesi ose rreth mesit të këtij shekulli. Skenari që ilustrohet dhe përsëritet çdo ditë është: Valët e të nxehtit, shpyllëzimi dhe shkretëtirëzimi, përmbytjet për shkak të shkrirjes së akujve, shi i rrëmbyer nga Siberia në Kanada, SHBA, Europën Veriore e në Mesdhe.

Megjithatë disa shkencëtarë i kundërshtojnë ato, edhe pse zëri i tyre injorohet. Midis tyre janë në Itali, Antonino Zichichi dhe Franco Prodi të cilët edhe në intervistat e fundit, shkëputen nga mendimi i shumicës duke sfiduar vlerën shkencore të këtyre parashikimeve dhe duke mbështetur besimin e tyre të palëkundur tek origjina kryesisht antropogjene e ngrohjes aktuale globale. Midis shkencëtarëve skeptikë është edhe Steven Koonin, një fizikant i specializuar për klimën, një ish-nënsekretar i Shkencës dhe Energjisë në qeverinë e Obamës. Koonin kundërshton idetë e shpalosura nga Obama në librin e tij të fundit "Unsettled" që po bën 'zhurmë' në të gjithë botën.

"Që planeti po ngrohet është një fakt dhe ka shumë të ngjarë që një pjesë e vogël e kësaj ngrohje të shkaktohet nga emeimet njerëzore të CO2 nga lëndët djegëse fosile. Por përfundimet e nxjerra prej saj janë të gabuara. Katasrofa nuk është te dera. Është e gabuar të besohet, që ne mund të rregullojmë sipas dëshirës ​​sasitë e gazeve që emetojmë në atmosferë, dhe të besojmë se kjo masë në vetvete, ka një efekt direkt mbi temperaturat e planetit tonë", thotë Koonin.

Sipas tij, media i ka dramatizuar ngjarjet klimatike për të tërghequr audiencë. 'Duket se klima po shitet mirë", thotë ai.

Dhe duket se narrativa e ndryshimeve të klimës po shitet shumë. Për shembull, skenari sipas së cilit përmbytjet, thatësira, shtërngatat e forta të shiut, stuhitë, ciklonet tropikale do të intensifikohen në një lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimet klimatike, përcaktohet në raportin e Panelir Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike si e “një besueshmërie të ulët”.

E megjithatë, ai përsëritet në mënyrë obsesive në media. Katastrofizmi ngjall tek publiku dy reagime: Së pari që ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga njeriu, dhe se “diçka radikale dhe urgjente duhet bërë menjëherë".

Sipas Koonin, shkencës i atribuohen shumë keqkuptime, klishe, pasaktësi, të cilat e shtrembërojnë debatin publik për klimën. Thjeshtëzimi sakrifikon saktësinë, por e shton shumë audiencën. Të njëjtat modele dhe skenarë që ndërton dhe projekton IPCC deri në vitin 2050 e më tej janë sipas Kunin vetëm hipoteza.

Ato nuk ofrojnë asnjë siguri, dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë vlerë përshkruese. “Të gjitha modelet janë të gabuara, por disa bëhen të dobishme”, thotë ai. 

Klima mbetet në çdo rast kaotike, dhe ajo zhvillohet pothuajse gjithmonë në një mënyrë shumë të ndryshme nga modeli. Koonin thotë se është sigurisht e vërtetë që prania e CO2 në atmosferë është rritur shumë gjatë 2 shekujve të fundit. Ajo ka qenë rreth 280 ppm (pjesë për milion) për shekuj me radhë.

Më pas, në fillim të shekullit XIX që përkon edhe me industrializimin, nisi që të rritet, dhe sot është në 410 ppm, gati dyfishi, ose më saktë 130 ppm më shumë. Kjo sasi që i atribuohet përdorimit të lëndëve djegëse fosile, besohet të jetë e tepërt, dhe ngrohja aktuale globale i atribuohet vetëm asaj.

Por këtu kemi një gabim serioz, pasi kjo sasi shtesë, sipas Koonin, nënkupton vetëm 2.8 molekula CO2 më shumë për 10.000 gaze të tjera serrë. Ky shtim bën që nxehtësia, e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë, të shkojë nga 81.1 në vetëm 81.7 për qind.

Si përfundim, sipas tij, është praktikisht e pamundur që vetëm ai ndryshim i vogël të shpjegojë të gjithë rritjen e temperaturave (+ 1,5 ° Celsius).

Për më tepër, argumenton ai, CO2 është një gaz shumë i qëndrueshëm. 60 % e gazit të emetuar mbetet në atmosferë për 20 vjet, 55 % mbetet për një shekull dhe 15 % madje një mijë vjet. Me pak fjalë, CO2 që është tashmë atje është i destinuar të mbetet. Politikat kundër emetimeve nuk e prekin atë. Është e vërtetë, sipas Koonin, se nëse do të vazhdonim të emetonim si zakonisht, në vitin 2070 dioksidi i karbonit në ajër do të dyfishohej (820 ppm). E megjithatë, edhe në këtë hipotezë, nxehtësia e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë do të shkonte vetëm nga 81.7 në 82.1 %. Asgjë nuk garanton me të vërtetë se zerimi i emetimeve deri në vitin 2050 (duke supozuar se të gjithë do e bëjnë këtë) dhe stabilizimi i CO2 aktual do të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur rritjen e temperaturës brenda 2 ° Celsius. Është thjesht një bast me rrezik të lartë dhe me kosto shumë të lartë.

Megjithatë, shifrat dhe argumentet e ofruara nga Koonin thonë se, në çdo rast, Apokalipsi është i përjashtuar, pavarësisht se merret si i mirëqenë nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit e botës. Pse atëherë Apokalipsi u bë një e vërtetë pothuajse e padiskutueshme? E vërteta është se çdo hipotezë, qoftë edhe e marrë dhe e pabazuar, kur është e aftë të ngjallë terror apo shpresë, bëhet shpejt e zakonshme dhe “e vërteta e kohës”. Sidomos nëse ngjall terror dhe shpresë së bashku. Dhe prandaj është shumë e vështirë ta kundërshtosh atë./ Përshtatur nga opinione.it

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja