Parashqevi Simaku ka humbur! VIDEO e gruas së pastrehë në SHBA ngjall debate në rrjet! Të afërmit ekskluzivisht për Report Tv: Është ajo, s’kemi kontakt prej 1 dekade

Një vit më parë, nëna e një prej ikonave të muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut iku e pikëlluar nga kjo jetë, me sytë nga një foto e vajzës të cilën nuk e kishte parë e as kishte dëgjuar për të, prej më shumë se një dekade.

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992, e nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, dramë që i la pasoja të rënda edhe në gjendjen e saj emocionale, u bë divorci me bashkëshortin amerikan që njohu atje. Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja. Të afërm të saj e kanë kërkuar prej vitesh, por opinioni i gjerë publik në Shqipëri mësoi për herë të parë këtë të premte për fatin e trishtë të Parashqevi Simakut nga një video mjaft e shkurtër që me shpejtësi u bë virale në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës shfaqej në një intervistë, jo ashtu siç do ta dëshironin shqiptarët rikthimin e saj, por si e pastrehë në një qendër vullnetare ku disa fëmijë i japin një çantë me veshje e ndihma.

Artistja ikonë merr pakon e dëgjohet të thotë se është me fat, teksa shumë mirënjohëse nis të shohë pa komplekse se çfarë ka brenda. 

"Jemi shumë me fat", thotë ajo teksa merr pakon.

Për këtë video transmetuar në televizionin amerikan AbC7, nuk ka informacione të sakta se kur dhe në cilin shtet të Amerikës është bërë, por ajo që dihet me siguri, është se dashamirësit e saj në Shqipëri, e njohën menjëherë, pavarësisht viteve dhe transformimit. Report tv kontaktoi me të afërm të këngëtares, të cilët konfirmojnë se gruaja në video është Parashqevi Simaku, ndërsa rrëfejnë se gjendja e saj shëndetësore dhe psikologjike nuk ka qenë e mirë.

Në përpjekjet e saj për t’u njohur si artiste edhe në tokë e largët, Parashqevia njeh bashkëshortin e saj të ardhshëm, Robert Nolfe, një kitarist i njohur atje dhe nisën jetën së bashku në Nju Jork. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç ajo kish ëndërruar. Thuhet se pësoi hemorragji cerebrale pas divorcit rreth 18 vite më parë, pak kohë pasi solli në jetë një djalë. Dhe në Amerikë – siç të afërmit tregojnë – e mbajti pikërisht djali, kujdestarinë e të cilit e fitoi ish-bashkëshorti. Siç të afërmit na tregojnë – Parashqevi Simaku besonte se sapo i biri i vogël të mbushte 18 vjeç do të zgjidhte vetë të kthehej në krahët e saj.

Vitet e para artistët shqiptarë e kanë ndihmuar shumë për të vijuar jetën në Amerikë, si shqiptare për herë të parë në një vend të huaj. Por prej kohësh edhe ata, nuk kanë asnjë kontakt me të.

Pas jetës së re që nisi në Amerikë, këngëtarja më e dashur e shqiptarëve në kohërat më të errëta të komunizmit, u rikthye sërish në tokën e saj, ku aq shumë e donin, në 1997-ën, së bashku me bashkëshortin.

Me një publik të etur për zërin dhe performancat e saj, Simaku, së bashku me bashkëshortin, mbajtën disa koncerte, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të afërmit thonë për Report Tv, se rikthimi i dytë i artistes ikonë, ishte për ndarjen nga jeta të babait të saj në Durrës mbi 15 vite më parë.

Shkëputja që ikona e muzikës shqiptare pati për vite të tëra me vendin e saj, duke mos marrë pjesë pas vitit famëkeq të 97-ës, në asnjë koncert apo festival, e aq më pak intervista televizive, ka ngjallur gjithnjë kuriozitetin e opinionit publik, ndërsa tani, me të vetmen gjurmë nga jeta e saj, këtë video, shqiptarët, duan të gjejnë e rikthejnë, Parashqevi Simakun.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ema: 20/12/2024 15:39

    o zot njerzit qe e kan dite qe kjo ash ne rruge si nuk e kan ndihmu me dal nga kjo mizeri

    Përgjigju
  • iliri: 18/12/2024 02:55

    SI ju ka zene gjumi 10 vjet,,,kur motren dhe hallen tuaj. nuk e shihnit....

    Përgjigju
  • tani: 14/12/2024 15:16

    SHTETI te interesohet dhe te shkoje ta sjelle ne durres,,,,kjo eshte zgjidhja,,dhe ti siguroje pune,,,dhe nje jetese normale te denje....

    Përgjigju
  • Po: 14/12/2024 11:20

    Se mos eshte vetem kjo.. Jane me mijera shqiptare qe jane edhe me keq se kjo ne Amerike por eshte turp te flasesh per ta. Nuk na pelqen realiteti duam endrra amerikane.

    Përgjigju
  • Durres: 14/12/2024 09:18

    Parashja e rendomte, mungese talentesh ne ate brez? Nese nuk thoni dot dicka te mire, mos thoni budalliqe te pakten. Tung!

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/12/2024 09:05

    I sheh, dègjon dhe lexon "filozofèt" shqiptarè, tek nèn petkun e gjoja TÈ QÈNIT TÈ PREKUR EMOCIONALISHT sepse bota e tyre e viteve 80, po u shkatèrroka me njè emèr tè skenès dhe kèngès sè asaj kohe,,,dhe pyet vetveten,,,,sa shqiptarè dhe shqiptare nè kèto 35 vjet shkèrdhatokraci,,,kanè shkuar si qeni nè rrush rrugève tè botès, dhe askush nè kètè vènd palaçosh, nuk e ka vènè ujin nè zjarr ndonjèherè? Parashqevi Simaku, nuk ndihmohet duke i nxjerrè pamje nè televizion, qè pèrveç sensacionit tè hijenave, nuk sjellin asnjè dobi pèr tè. Kalbja morale e kèsaj shoqèrie shqiptare sot, sidomos degjenerimi total i klasès drejtuese politike dhe mediatike,,QÈ NUK VÈ UJIN NÈ ZJARR PÈR MIJRA PENSIONISTÈ QÈ JETOJNÈ NÈ AGONI SOT,,sepse pensioni nuk u del as pèr bukè thatè,,,,,por "na u prekèrka" pèr fatin e Parashqevi Simakut,,,tè bèn tè ndjesh vetèm NEVERI. "Ndihma" e njerèzve tè tillè, nuk i duhet askujt. Personalisht, do jetoja si Parashqevi Simaku, si i pastrehè,,sesa tè pèrjetoja cinizmin provincial, tè njè grupimi qè nuk ka asgjè tè pèrbashkèt me humanizmin apo dashurinè kombètare. Zoti tè ndihmoftè Parashqevi Simaku. Ju do kini arsyet tuaja, pèrse kini marrè kètè vendim, tè jetoni si e pastrehè, mè mirè se tè kthehesh nè "gjirin e familjes sonè tè dashur shqiptare".

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 14/12/2024 07:42

    Paralelizem idiot. Nuk kane hallin e Parashqevise.

    Përgjigju
  • Ajo: 14/12/2024 06:47

    Po cfare jane keto komentet negative ketu? Te tilla disfata ne jete mund ti ndodhin gjithkujt ne bote e jashme,ka plot milioner qe perfundojne keshtu,se nuk rrin ti mbaje nena dhe babai ne shtepi dhe ti ushqeje derisa ti dalin thinjat si ne Shqiperi por vetem te helmojn jane njeresit aty ne vend qe te behen pak humanitar.

    Përgjigju
  • Iris: 14/12/2024 05:13

    Jeta dhe karriera sidomos per nje artist te ardhur nga cdo vend evropian,sidomos nga vende si Shqiperia,jane shume te veshtira ne U.S.A.,eshte shume e veshtire te cash ne tregun artistik.Qe komentuesit te mos thone qe jane shqipot te pafat,do te jap nja dy shembuj nga fqinjet tane me te famshem,Italia,beri nje film Raul Bova e nja dy Azia Argento ne U.S,i mban mend njeri sot?!Po keshtu dhe Eros Ramazzoti,beri nja dy video-kenge me Tina Turner dhe Spike Lee per tregun amerikan,ku do te ishte sot,po te mos kishte tregun italian te muzikes?!Per shqipot eshte dhe me keq akoma,sidomos kur behet fjale per artiste te vjeter,themi per Simakun,por sa te tjereve nuk u dime fatin e kemi qe ne kohen e komunizmit,ose fillimeve te demokracise qe nuk i kemi degjuar.Ne tregun amerikan te artit eshte e veshtire,por a can sot dhe ne ate shqiptar?! Nje pjese e /artisteve/ qe /lulezojne/sot ne tregun vendas e kane pak ndjekes duke kenduar ne kabarete e botes,se per salla te verteta koncertesh nuk behet fjale,jane disa qe jane arrestuar per hunde me miell,per armembajtje e sherre klubeve,ose disa qe /talentin/ja detyrojne me shume botoksit,silikonit e ndonje /sheiku/vendas e te huaj.Sa per ate cfare i ka ndodhur znj.Simaku ne planin personal,thjesht i ka ndodhur dhe as nuk qahet,e as nuk mburret e te beje martirin e vetesakrifikimit e vuajtjeve,prandaj duhet respektuar kjo zonje,kjo artiste e madhe nga te gjithe dhe le te shpresojme qe shteti jone do te kujtohet per te e situata do te permiresohet.

    Përgjigju
  • don: 14/12/2024 02:21

    Ajo duhej ta bente siç i patalentuari Elton Deda, qe e pa se s'ksihte ndonje te ardhme ne USA dhe u kthye ne atdhe, ku merret me performanca per pijanecet e pasur. Parshqevi Simaku ka pasur talent, por s'ka qene ndonje Madona shqiptare, nje kengetare e rendomte qe doli nga nje mangesi e madhe talentesh ne nje periudhe diktature. Ajo, me disa njohje ne bllok arriti te beje diçka, por ne USA eshte krejt ndryshe. Atje ke te dipllomuar qe bejne taksixhiun apo dezhurne neper hotele.

    Përgjigju
  • koli: 14/12/2024 01:28

    SHTETI SHQIPTAR TE INTERESOHET DHE TE MUNDESOJE RIKTHIMIN E SAJ NE SHQIPERI,,DHE TI LIDHIN NJE PENSION,,OSE TI GJEJNE NJE PUNE....C'FARE SHTETI ESHTE KY QE I LE NJEREZIT E SHQUAR RRUGEVE....

    Përgjigju
  • Shodrani-Belgjike: 13/12/2024 21:04

    Anglo-saksonët të drogojnë e të poshtërojnë, i ka njoft i madhi Enver kush janë ata.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/12/2024 07:35

      O dergut po qe del edhe ndonji shkodran kokrra e komunistit e ske ca ti bash or teeeejjjjj

    • Dergut: 13/12/2024 22:35

      Sje shkodran ti

    • Unë: 13/12/2024 22:19

      Je shumë i saktë, edhe të helmojnë, të torturojnë, të vrasin, e bëjnë sikur s’dinë gjë.

  • Beni: 13/12/2024 20:42

    Endrra amerikane

    Përgjigju
    • Wtf: 14/12/2024 05:47

      O Beni edhe ti e ke anderr por ti je si dhelpna si thu nuk asht pjek rushi

  • Endrra Amerikane: 13/12/2024 20:02

    Eshte shoqeri materialiste qe nuk njeh vlere tjeter veç parase. Gradualisht e izolon dhe shkaterron njeriun.

    Përgjigju
  • B"3: 13/12/2024 20:00

    Idhulli i femijerise sime... nuk besoj se do dua një artist me sh se Parashqevine. Me dhemb shpirti te mesoj që është në këtë gjendje. Fatkeqesisht, njerëzit që zgjedhin rrugen, është shumë e vështirë ti besh ti kthehen një jete normale. Problemi është shumë me i thellë se sa varferia ne vetvete. Nëse P.Simaku ka arritur ketu, është se ka perjetuar një traume ne jetën e saj. Dua ti dergoj asaj dhe familjareve te saj gjithë dashurine e shpirtit. Uroj qe ajo do të pranoj te ndihmohet nga të gjithë dhe një ditë do të ngjitet perseri ne skene! E kam enderruar gjthm.

    Përgjigju
  • Tirona: 13/12/2024 19:07

    Kjo ka qen e alcolizuar e droguar me koh

    Përgjigju
  • Tony: 13/12/2024 18:06

    Sa keq po me vjen, si ka mundesi qe nje YLL i skenes tone te perfundoje kaq keq,

    Përgjigju
  • Tini: 13/12/2024 17:14

    Se mora vesh per ca iken keto ne Amerike?! E dinin Ameriken keshtu fushe me lule.. keto ishin mire me pune te mira me ekonomi. Iken andej u katandisen Homeless. O Parashqevi po ku can dot andej jane 350 milion njerez. Kush ta var andej po nuk ju fute punes.. ik tani merr ndonje çek dhe ushqehu…

    Përgjigju
    • Or tej: 14/12/2024 07:32

      Iken sepse sapo u cliruan nga komunizmi me famekeq ne europe or teeeejjjjj

  • Mario: 13/12/2024 16:58

    Po, ajo eshte, pervec se identifikohet edhe me mbiemrin e saj si emertim ‘Simaku Nolfe’ fytyra dhe zeri i saj nuk lene shume per te spekuluar. Ka rendesi te jete mire. Duket qe ka kaluar probleme shendetsore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A