A është Salah rivali i denjë i Messit dhe Cristianos? Ylli i Liverpul shkëlqen edhe në karaoke dhe adhurohet në Egjipt

A është Salah rivali i denjë i Messit dhe Cristianos? Ylli i Liverpul shkëlqen edhe në karaoke dhe adhurohet në Egjipt

Mohamed Salah

Fundi i korrikut 2017. Në Rottach-Egern, një qytezë e qetë buzë liqenit 40 kilometra larg Mynihut, skuadra e Liverpulit po përgatitej për sezonin e ri me tre seanca stërvitore ndëshkuese në ditë.

Jurgen Klopp e dinte se ajo që do të bëhej në atë zonë të Bavarisë do të shtronte në mënyrë përcaktuese rrugën për sezonin e ri dhe ndërkohë që puna ishte e pandalshme, ai vendosi se duhej bërë edhe ndonjë dalje jashtë për ta lidhur më shumë ekipin. Ai u lejoi djemve që të dilnin ajshtë një natë, dhe qe pikërisht aty që disa prej lojtarëve të tij nxorën në pah talentin e tyre për të kënduar.

Andrew Robertson nuk rrezikoi dhe këndoi “Sweet Caroline” por Mohamed Salah, i sapo blerë nga Roma për 36.9 milionë sterlina, zgjodhi një këngë arabe. Askush nuk mori vesh asnjë fjalë se çfarë po këndonte, megjithatë Salah shfaqi një talent të rrallë edhe me zërin e tij dhe rrëmbeu mjaft brohoritje kur përfundoi.

Që atë natë ka qenë një refren i vazhdueshëm. Salah i surprizoi atë natë shokët e skuadrës së tij dhe ka vijuar t’i befasojë me formën e tij të jashtëzakonshme, që kulmoi me kryeveprën e të martës ndaj klubit të tij të vjetër, Romës, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, duke e vendosur atë në mesin e gjigandëve të futbollit.

'Apo po bëhet një super-yll,' tha mbrojtësi i Liverpulit Dejan Lovren. 'Ndoshta duke e parë në fazën parapërgatitore nuk e kisha menduar se mund të arrinte deri këtu. Por tani ai duhet marrë në konsideratë për Topin e Artë. Kur njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, tani duhet të përfshijnë edhe Salah’.

Kjo nuk është një deklaratë e fryrë. Lovren vërtet mund të jetë një prej shokëve më të afërt të Salah në skuadër, por fjalët e tij reflektojnë nivelin se ku është ngritur sulmuesi.

Ai ndodhet në listën “A” tani, në mesin e yjeve të futbollit. 25-vjeçari është një ikonë kombëtare në vendin e tij pas penalltisë së tij që e riktheu Egjiptin në Kupën e Botës për herë të parë që pas vitit 1990, por asgjë prej gjithë këtij suksesi nuk e ka ndryshuar atë.

Salah është rritur në Nagrig, një fshat fermerësh ndërmjet Aleksandrisë dhe Kajros, dhe familja e tij e madhe i ka mësuar vlerat e respektit dhe të disiplinës. Ai është një mysliman i devotshëm dhe ka jetuar një jetë të thjeshtë në Egjipt, por pavarësisht se statusi i tij ka ndryshuar, ai vazhdon të mbetet i njëjti. 

Egjipti është gjithnjë në mendjen e tij. Ai kthehet në shtëpi në fund të çdo sezoni, fillimisht për Ramazan dhe do të kthehet në Nagrig për t’u takuar me shokët e tij të vjetër dhe të dalë në të njëjtat lokale ku rrinte përpara se të shkonte në Kajro, ku klubi i tij i parë qe El Mokawloon.

Për të ndjerë shijen e shtëpisë ai ka ngrënë në një restorant që quhet Bakchich, ku rregullisht porosit makarona falafel. Pronari i lokalit ishte aq entuziast që kishte patur Salah si klient, saqë ky gatim u ofrohej klientëve sa herë që ai shënonin një gol. Kështu që të martën, sikurse mund të merret me mend, pjatat duhet të kenë vërshuar.

Ky është vetëm një shembull i vogël për faktin që çdokush dëshiron të përfaqësohet me të. Kur mbërrin në aeroportin e Kajros, imazhi i parë që mund të shohësh është një foto gjigante e Salah që reklamon Alexandria Bank, me të cilën Liverpuli ka një bashkëpunim në Afrikë.

Ai është imazhi i një kompanie të madhe telefonike në Egjipt dhe ambasador i kompanisë Uber në vendin e tij. Aq i lartë është popullariteti i tij sa që në zgjedhjet presidenciale të vendit, një milionë njerëz shkruan emrin e tij në fletët e votimit, dhe madje iu përgjysmua edhe shërbimi ushtarak kur luante për Chelsea në vitin 2014. Për një djalosh të ri që është rritur duke luajtur me PlayStation dhe duke ëndërruar, kjo është një jetë e jashtëzakonshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 27/04/2018 14:39

    Vite larg me ata te dy. Edhe pse uroj te jete gjithmone ne maja, mendoj se eshte flake kashte, do digjet shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg