Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka vlerësuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Kryemadhi u shpreh pro këtij vendimi të Metës, që sipas saj, është ndër më të vonuarit e politikës shqiptare. Më tej, ajo shtoi se Janullatos e do më shumë Shqipërinë, seç e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare.

A jeni dakord me vendimin e Metës?
Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë sec e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare. 

d.c./shqiptarja.com