Lajmi se policia ka ndaluar një grup të organizuar kriminal në Fushë-Krujë, që ishin banda e tritolit e zonës, duhet të kishte rëndësi për shtypin sot.

Por, në vend të tij mediat afër opozitës prodhuan një ankesë për këtë lajm dhe justifikuan mosdhënien e tij të zgjeruar.

Policia ndaloi pesë persona të cilët akuzohen si ata që kanë terrorizuar zonën me shpërthime eksplozivi.

Policia pas kësaj u gjend nën sulmin e disa televizioneve afër opozitës, se nuk u ka vënë në dispozicion filmime nga aksioni, duke justifikuar kështu dhe mosparaqitjen e zgjeruar të këtij lajmi të rëndësishëm.

Por, sic mësohet, një prej të arrestuarve është shoferi i kryetarit të Komunës dhe përveç tritolit, makina e tij ishte zbukuruar me flamurin e PD, pasi i duhej të merrej dhe me mitingun e përditshëm para Kuvendit.

Mund t’i ketë mërzit dhe ky detaj?

Ja të presim Ristanin, se ai e bën apelin e mitingut.

Do ketë pesë më pak këtë javë.

*Marre nga Tema Online

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)