A është ky motorri i vrasësve të
Santos? Shitej në shtator 2012

TIRANE - Policia e Tiranës nis verifikimin e site-ve në internet dhe tregjeve të shitblerjeve të motorrëve për të gjetur gjurmët e motorrit Suzuki V-Storm, me të cilin dy vrasësit me pagesë kryen ekzekutimin e bankierit 58-vjeçar, Artan Santo.

Në videon e mësipërme tregohet një ndër motorrët e tillë dhe mënyrën sesi mund të blihet edhe në internet që rastis të ketë të njëjtën ngjyrë, vitprodhimi dhe ngjashmëri me atë që u përdor në vrasjen mafioze mëngjesin e të enjtes.

Motorri ka një fuqi prej 650-1000 kubikë dhe ka lënë pas 2 motorrët Scooter 125 kubik të policisë rrugore që e ndoqën nga vendi i ngjarjes deri në zonën e Komunës së Parisit dhe nga Hurmat në Rinas deri në Urën e Gjolës, ku u kthue në rrugicën e Bubqit duke u zhdukur më pas në zonën e Ishmit. 

Ekspertët flasin se nga fotoja që kanë fiksuar kamerat e sigurisë së policisë në kryeqytet, mund të fiksohet edhe pesha e dy autorëve të krimit që ndodheshin në motor. Në kushtet e motorrit V-Storm kjo peshë del nga përllogaritja e uljes së amortizatorëve të motorrit si pasojë e peshës së dy personave që gjendeshin në të.

motorri
(Në foto: Vrasësit e Artan Santos dhe motorri i ngjashëm me të i nxjerrë në shitje në shtator 2012)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Tritol hotelit në Theth,  ja kush janë pronarët (EMRAT)

Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)