A i doli pija Vjosa Osmanit, se Albini vepron si lugati natën

A i doli pija Vjosa Osmanit, se Albini vepron si lugati natën

Albin Kurti dhe Kimete Berisha

Kur po nxehet, me ti shti ethet, si ata t’trentit me kapuç, me cigare në gojë e me shtagë në dorë, te dyer e oborrit…

Komandantja duhet ta fsheh nervozën bash kur më së shumti është nervoz, e jo të tregojë se të vetmen armë krye shpirti e ka gjuhën e gjarprit, magazinën e grindjes dhe se ka aftësi t’ia numërojë mëkatet e Evropës.

Sa herë e nguc dikush Albin Kurtin kjo çartet, e humb kontrollin si lumi kur del nga shtrati.

Albini e ka gojën e vet, ka kush e mbron Albinin.

Por kryeministri i mençur, e shfrytëzon Presidenten për t’u grindur me Evropën në vend të tij.

Presidentja duhet ta ruaj qetësinë bash atëherë kur e humbin të gjithë.

Përgatitesh për luftë me paqe në gojë. Merr mësim nga armiku.

E jo që shkruan kundër Evropës dhe i josh shqiptarët kundër Perendimit.

Nuk po të vjen inat:

Albini u pajtua (pas mesnatës me Borrelin, se e ka zanat të veprojë si lugat pas mesnatës), e ty të mbeten fjalët antievropiane varur…

Dhe pëlqimet e ekstremistëve që mezi s’presin ta kenë një prijës antiperendimor.

Shqiptarët si ai robi që ëndërron ta vras zotninë e vet…

Prej se u çliruan shqiptarët veprojnë kundër çlirimtarëve.

Se është logjika e robit.

Nuk i rrihet robit pa ëndërruar për ta mbytur zotninë e vet, anipse mund të bëhet vet zotni, askush s’e ndal…por pastaj nuk i rrihet pa mbytur…

Albin Kurti është thembra e saj e Akilit, sepse sa herë që i duket se po rrezikohet Albin Kurti, Vjosa kujton se po rrezikohet ajo.

Ka të drejtë që e lidh fatin e saj me të Albinit, sepse është e vetmuar, votat e saj janë të huazuara, vota të Vetëvendosjes, dhe pa Albin Kurtin ajo nuk ekziston…

Prandaj, edhe kur e mbron Albin Kurtin nga Evropa, kjo e mbron veten, nuk e bën që është e ndershme.

Gjithkush e di një fjalë të keqe për ta thënë, gjithkush di të shajë…

Por problemi është se nuk njoh shqiptarë që nuk thotë krejt çka di, e presidentes agresiviteti i duket virtyt.

Të jesh agresiv dhe trim nuk është njejtë. Prandaj, kur bën si trimneshë duket si e trentë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 23/11/2022 08:45

    kimete ,sje gazetare,por gjobevense

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/11/2022 14:42

    Mos ofendo intelektin e Albin Kurtit, Kimete. Nuk ka asnjè pèrfitim, askush, "tè mbrohet" nga Vjosa Osmani. Ai histerizèm zanor, si elefanti nè dhomèn e porcelaneve, nuk mund tè jetè ndihmè. E patè deklaratèn e Borell pas takimit me Kurtin dhe Vucic, atè egèrsi tè tredhurish qè kuptuan se koha e arrixhinjve shqipfolès qè nènshkruajnè çdo fekale, ME KURTIN NUK FUNKSIONON? Jo jo, nuk i tha Albin Kurti ,plakut spanjoll, dil nga korniza dhe bèrtit, se mè duhesh kèshtu siç je, i dobèt? Histerikèt kot si Borell dhe Osmani, e bèjnè diçka nga vetvetja. Edhe kur nè parim kanè tè drejtè,,,kur e thonè ata,,,duket gjithçka pa vlerè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI