TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizues një komentues, i cili e pyet nëse i ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve teksa thërrisnin ‘Rama ik’.

Kreu i qeverisë shprehet se fakti që demokratët gëzohen nga këto thirrje është një tregues se si është katandisur PD-ja. E megjithatë, këto thirrje, Rama i sheh me nota optimiste.

Komentuesi: A i dëgjove ato kalamajt ‘Rama ik Rama’

Rama: Jo nuk e dëgjova gjë, po kam dëgjuar herë të tjera kalamaj që thonë ‘Rama ik’ dhe kënaqem kur i dëgjoj se argëtohen me këtë thirrje kundrejt një 2 metrorshi si puna ime (sic argëtohesha dikur unë me kalamajtë e tjerë me auriun Silva, po ti s’e di se kush ishte ariu Silva), ndërkohë që kur shoh se si kënaqen disa si puna jote me këtë fakt, ndjej keqardhje se si u katandis PD-ja e shkretë që gënjen veten me thirrjet e kalamajve. Dhe problem më i madh e di kush është? Që ata kalamajt me mua argëtohen, kurse juve s’ju kanë fare në llogari se kaloni a se s’kaloni në rrugë.