A i ka regjistruar të gjitha bisedat me Ramën? Nishani: Ka formim nën mesatar

'Shigjetave' të kryeministrit, Bujar Nishani u është përgjigjur duke e sulmuar dhe cilësuar Edi Ramën si një njeri me formim nën mesataren në jurispudencë dhe ekonomi.

Ai kujton bisedat kur ishte President me kryeministrin e sotëm dhe shprehet se "Kthimi i xhevapit për Ramën nuk ka rëndësi për postin që kam tani, por në të ardhmen opinioni mund të njihet...Ne kemi pasur një kryeministër që ka një formim nën mesataren në jurispudencë dhe ekonomi.

Nuk dua të tregoj ato që kanë qenë brenda zyrës diskutimet mes kryeministrit dhe Presidentit, por mund t'u them vetëm këtë, që ne kemi një kryeministër që në nivelin e kulturës mesatare ekonomike dhe juridike është i paarrirë" tha ai.

Por a janë regjistruar ato takime në Presidencë? "Jo, jo vetëm takimet zyrtare për cështje zyrtare" tha Nishani.


Lajmi kryesor:

'Pa Protokoll' në Report Tv/ Nishani: 'Venecia' foli politikisht për Metën! Kritikët e Bashës? E kanë derën e hapur


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion