Fotografitë e Zotit Berisha në një udhëtim në malet e Shqipërisë dhe të Kosovës ishin të bukura. Gjelbërimi dhe natyra e jashtëzakonshme u përcollën përmes tyre në rrjetet sociale. Mesazh i bukur dhe i mirë. Një lider që prej kaq vitesh kontribuon e mendon të bëjë më të mirën e tij me politikën, që ka marrë zemrat e shumë shqiptarëve, ndiqet, dhe çdo mesazh zë vend në zemrat e ndjekësve të tij. Por, bashkë me mesazhet pozitive, në kohë të kohëve, z. Sali Berisha, më shumë se cilido politikan tjetër, nuk kursen edhe mesazhet destruktive: Informacione të pafiltruara nga ndjekës, lajme fake nga portale fake, apo thirrje për shkatërrime.
Më i fundit ishte ai për shkatërrimin e Sheshit Skëndërbej.
Në fakt, persekutimi ynë nga një ndjenjë e fortë shkatërruese që na ka mbërthyer e na mban në kohë të kohëve, treguar me kompleksin e Rozafës, është një ndjenjë që duhet ta mbajmë nën kontroll të vazhdueshëm, e jo ta zgjojmë sa herë mendojmë për të sulmuar kundërshtarët. Dëshira e individëve për të shkatërruar punën e bërë nga të parët, është një thirrje që mund të gjejë shumë material instiktiv brenda nesh. Atëherë, duhet të bëhet e të ngacmojë për zgjime kjo thirrje?
Mendoj se z. Berisha, nëse me udhëtimin e fundit nëpër male ka bërë rrugën në Valbonë e Dragobi, ndoshta ka kuptuar se vetëm 2 hidrocentrale do t'i japin zhvillim e dritë zonës, janë brenda logjikës; ndërsa, do të kthehej me keq se Lana e kioskave, nëse do të ndërtoheshin mbi Valbonë mbi 14 të tillë siç dëshironte ai me Qeverinë e tij. Pra, në Shqipëri do të ndërtohet, por duhet të ndërtohet sa më mirë e me logjikë në shërbim të njerëzve dhe në mbrojtje të natyrës. Për këtë, një qeveri votohet e një tjetër largohet, nëse puna nuk rezulton e përshtatshme me dëshirat e shumicës së shqiptarëve.
Nëse z. Berisha shëtiste i qetë në bukuritë e bjeshkëve, besoj, se me ajrin e pastër, ka thithur dhe qetësinë dhe stabilitetin që një popull i tërë e dëshiron dhe po punon me mund e sakrifica të vendoset. Me sakrifica po ngrihen bujtinat, rrugët, personeli shërbyes i turizmit, përmirësimi gjithnjë e më shumë i tyre nga kërkesat dhe frekuentimi në rritje. Një shëtitje nëpër male në kohët e qeverisjes së tij, ishte një ëndërr e largët, u vunë baza edhe atëherë, por frika, mungesa e strukturave dhe e eksperiencës, i mbanin ende larg qytetarët dhe të apasionuarit e malit dhe të natyrës. Sot gjërat kanë ndryshuar e janë përmirësuar, falë vullnetit e punës së shumicës së shqiptarëve.
Por duket se z. Berisha nuk i pëlqen Sheshi Skëndërbej dhe me siguri si ai ka të tjerë që ndajnë një ndjenjë të tillë; por z. Berisha, para se të shfaqë qëllimet e tij për ta shkatërruar, të marrë më parë zemrat e sa më shumë shqiptarëve, pastaj të marrë mendjet e tyre e më pas votat. A e duan shkatërrimin e sheshit shumica e qytetarëve të Shqipërisë? Zgjedhjet lokale e të përgjithshme vijnë shpejt e "berishë" të vjetër e të rinj e kanë në dorë të marrin vendimmarrjen e të kontribuojnë se si ta bëjnë qytetin e Shqipërinë më mirë përmes votës. Por deri atëherë, konkurrentët e pushtetit duhet të presin me durim, pa ngjallur panik, apo pa shpalosur plane shkatërruese. Në fushatë, të gjithë do të ishim të interesuar se si e projekton Berisha Shqipërinë e të ardhmes dhe nëse shumë janë dakord me të, e kanë gjithë kohën e duhur e mundësinë për ta votuar.
Deri atëherë, pse nuk punojmë bashkë që të bindim, sidomos të rinjtë, se çdo e mirë materiale e shpirtërore na vjen prej punës, e bukurisë së natyrës. Shqipëria kërkon ende shumë energji, kontribute e djersë për tu përmirësuar. Aspak, për tu shkatërruar.
Shpellari shpellar mbetet. I lindur ne strofka arinjsh derr ariu u rrit e ari do te mbetet.Ariu shkatrron te mbjellat e kryesisht misrin, Berisha shkatrron qendra qytetesh. Qyteterimi i vret syte shpellarit. Ku e gjeti driten ne shpella?
PërgjigjuAtij me shume do ti shijonte Sharra ose Tufina. Kane "gjelberim" pa fund.
Përgjigju