A ishte i qëllimshëm nga ana e
Turqisë incidenti me avioni rus?

A ishte i qëllimshëm nga ana e<br />Turqisë incidenti me avioni rus?
Turqia dhe Rusia kanë premtuar se incidenti me avionin nuk do t’i çojë në luftë dy vendet. Veprimi i Turqisë shkaktoi nervozizëm tek aleatët e NATO-s duke ngritur pikëpyetje pse vendosi të rrezikoi një konfrontim kaq serioz.

Përgjigja e qeverisë turke deri tani ka qenë konsistente: Mos thuaj që nuk të paralajmëruam.

Shkeljet e vogla të hapësirës ajrore zakonisht tolerohen, por Turqia thirri ambasadorin rus për të këtë çështje si dhe për bomradimet në kufi me Sirinë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha të martën në mbrëmje se para se avioni turk F-16 të qëllonte avioni rus SU-24, forcat turke kanë bërë 10 paralajmërime në 5 minuta.

“Personalisht prisja një gjë të tillë, pasi në muajt e fundit ka pasur shumë incidente të tilla” tha Ismail Demir, zv.sekretari për mbrojtjen. “Rregullat janë të qarta dhe çdo shtet sovran ka të drejtë të mbrojë hapësirën e vet ajrore”.

Në një kohë kur kjo mund të jetë e vërtetë, sipas analistëve Erdogan ka pasur disa arsye me ngjyrim për të lejuar pilotët turq të hapin zjarr.

Kjo përfshin frustrimin ndaj Rusisë mbi qëndrimet e saj për krizën në Siri, nyja Gordiane se çfarë të bëjë vetë me Sirinë dhe lidhjet e forta me fshatrat me popullsi etnike turke në Siri të cilat janë bombarduar së fundmi nga Rusia.

Që prej nisjes së operacioni ushtarak të Rusisë kundër rebelëve sirianë dy muaj më parë, politikat e Ankarasë për rrëzimin e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad janë shuar. Tashmë kërkesa e Turqisë është që të jetë pjesë e negociatave. /Marrë me shkurtime nga New York Times/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure