A janë ende bashkë Andi dhe Gresa, pas përfundimit të “BBV Kosova”?
Gresa Hioti dhe Andi Artani
Çifti simpatik Andi dhe Gresa jetuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe pas mbarimit të eksperiencës, veprimet e tyre janë parë me lupë nga fansat dhe portalet të cilët duan të mësojnë më shumë rreth vazhdimësisë së marrëdhënies mes çiftit.
Me uljet e ngritjet e shumta me njëri-tjetrin, zënkat dhe hatërmbetjet të cilat shuheshin me puthje dhe përqafime Andi Artani dhe Gresa Hoti dolën të dashuruar nga ajo shtëpi.
Mirëpo, a janë ende bashkë?
Në një intervistë për “Prive”, modelja ka treguar se ata s’i ndahen njëri-tjetrit dhe po e shijojnë çdo moment. Para pak kohësh ata kaluan disa ditë pushime dhe u panë shumë të lumtur krah njëri tjetrit.
E tani që çdo gjë është në rregull dhe dashuria e tyre ka mbijetuar edhe pas daljes nga formati, a do të kurorëzojnë dashurinë çifti?
Për këtë Gresa u shpreh se e ka takuar familjen e Andit, ndërsa ky i fundit ende s’ka patur kontakte me familjen e saj, megjithatë kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe modelja është e emocionuar.
Planet e të ardhmes për Gresën janë modelingu në New York, ndaj kjo do t’i lidhë akoma më shumë sepse familja e Andit jeton atje.
E pyetur nëse janë gati për hapa më të mëdhenj në lidhje, Gresa tregoi se po e lënë “të rrjedhë”, duke shijuar momentin, pa biseduar ende për të ardhmen e tyre.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.8%
-
Kurti
36.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1737
Lajme të tjera
-
Përfundimisht janë ndarë, zbulohet arsyeja pse mori fund romanca e Vivien Thano dhe Getinjos
1 Maj, 10:22
-
A janë ndarë Getinjo dhe Vivien? Veprimi i modeles shuan aludimet
9 Prill, 15:29
-
U zunë për një djalë? Ja çfarë tha Xhuliana Nura për konfliktin me Dafina Zeqirin
9 Prill, 15:02
-
Getinjo dhe Vivien i japin fund lidhjes? Reperi merr vendimin e papritur, ndërkohë që flitet se janë në pritje të një fëmije
6 Prill, 14:30
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Doli i dyti, aktori Vedat Bajrami injoron fitoren e Stresit në BBV! Ja se çfarë shkruan
21 Mars, 12:08
-
U rëndit e treta nga katër finalistët , Juliana Nura reagon për herë të parë pas përfundimit të BBVK
19 Mars, 13:04
-
‘Zoti është i madh’, Stresi reagon për herë të parë pas fitores së “BBVK”: Fitore e madhe, u munduan të më mposhtnin, po i përcolla
18 Mars, 19:26
-
Stresi shpallet fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova
18 Mars, 07:22
-
Lënë sërish pa fjalë ‘dijet’ nga VIP-at e Big Brother: Kryeqyteti i Italisë është Milano, i Gjermanisë Mynihu ndërsa i Turqisë Stambolli
17 Mars, 09:53
-
Pengu i reperit Stresi, realizimi i një film për jetën e tij, ja çfarë e pengon
23 Shkurt, 10:05
-
Debati në BBV Kosova! Vivien-Xhulit: S'kam nxjerrë video intime vetëm për të dalë në televizor! Ish e dashura e Ledri Vulës: Të të vijë turp
12 Shkurt, 17:05