Këngëtarja e njohur, Linda Halimi e cila tashmë është pjesë e Big Brother Vip Kosova është shprehur se po mendon gjithmonë e më shumë për vajzën e saj që e ka në SHBA. Ajo tha se ka menduar ta lërë në mes garën në Big Brother VIP Kosova pikërisht për këtë arsye.
Këngëtarja u shpreh se nuk është mësuar t’i lërë gjërat në mes por shtoi se malli për vajzën mund ta tundojë të bëjë këtë zgjedhje.
B.V/Shqiptarja.com“Kam menduar ta lë këtë lojë. Nuk kam vendosur ende asgjë, por nuk dua ta lë, sepse i bie që po dorëzohem me veten, me sfidat. Unë nuk jam dorëzuar përpara asnjë sfide dhe nuk dua t’ia lejoj vetes këtë mendim, sepse është shumë mendim negativ, por duke e pasur parasysh se vërtet jam duke e pasur të vështirë.
![]()
Më ka mbetur peng që i kam thënë vajzës “kthehem për pak” dhe nuk jam kthyer. Ajo është gënjeshtra më e madhe që kam thënë ndonjëherë. Nuk është bebe. 4 vjeç e gjysmë, kupton. Garant 100 herë i ka thënë babit të vet ‘ku është mami’. Sepse, zakonisht, kur i them “do kthehem menjëherë”, kthehem. Këtë herë nuk u ktheva. Për të mbrojtur veten, e gënjeva atë, dhe kjo po më mundon shumë. E kam parë dhe në ëndërr dhe s’e di. Akoma s’e kam vendosur, sepse nuk dua të marr vendime të nxituara. Por në të njëjtën kohë nuk jam person që dorëzohem”,- tha Linda.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)