Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë ka pyetur ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai është vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha.
Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin se sa me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Opozita vazhdimisht e ka konsideruar Hoxhën nip të ish-diktatorit.

Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.
Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.
Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?
Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…
Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…
Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.
Komente


Keto jane llafet qe perhap Sala.Po dhe te jete nipi i Enverit cfare te keqe ka.Perderisa punon mire nuk ka rendesi nese je nip i Enverit,apo Hitlerit.S.d.q me aq sa di,Enveri kishte vetem nje vella qe i vdiq i ri,i pamartuar dhe te tjerat i kishte motra,kurse xhaxha Ceni i famshem(Hysen Hoxha)kishte vetem vajza,pra edhe sikur te kishin femije asnje nuk mbanin mbiemrin Hoxha dhe sa per niperit e Enverit,asnje nuk kishte emrin Ervin,keshtu qe mos ua varni llomotitjeve te Berishes.
PërgjigjuTe gjitha i kuptoj,por nuk kuptoj se si ministri i brendshem ulet ne pozicion patronazhisti dhe ben si gore para kryeministrit.
Përgjigju