A ka një arsye pse duhet të votohet Bardh Spahia sot në Shkodër?

A ka një arsye pse duhet të votohet Bardh Spahia sot në Shkodër?

Berisha dhe Spahia

Qyteti 2500 vjeçar i lënë në harresë totale këtu e 80 vite. Qyteti më strategjik i trojeve shqiptare, pika e vetme tokesore lidhëse me Europen që kaq shume e duam. Qyteti rebel që ka qënë kundra cdo lloj diktature sot më shumë se kurrë është në gjumë.

Qyteti i djepit të kulturës, artit, sportit, tregtisë e turizmit sot është kthyer në një aneks i interesave të një grupi te caktuar njerëzish.

Investime me pikatore, menaxhim haxhi-qamil i njërës prej bashkive më të dobëta në historinë e atij qyteti. Sa herë ka zgjedhje, Shkodra përdoret si pike e fortë e këtij grupi që për 30 vite nuk kanë lënë pronë publike e private pa konfiskuar.

Nuk kanë lënë familjar e komshi pa punësuar e pasuruar, e sot vjen dita që këto në emer të demokracise kërkojnë votën.

Ndalemi pak tek Bardhi;

Në gjithë keto vite ekstremisht të varfra për Shkodrën, Bardhi ka qënë i privilegjuari i politikës shkodrane. Në çdo palë zgjedhje lokale apo qendrore emri tij ka qënë më i perfoluri.

Ka marrë poste familjarisht, është shpërblyer po nderkohë nuk di t'i ketë kthyer mrapsht diçka të vogël qytetit.

Sa herë që ka sherbyer në poste publike nuk ka bere gjene me te vogel per kete qytet. Po dhe gjate kesaj periudhe si 'kryebashkiaku ne hije' nuk mbahet mend per gje tjeter vecse mos-berja e asnje pune qe te nxirret sa me keq imazhi i qeverise.

Bardhi do mbahet mend si ai qe i vuri zjarrin shkolles para zgjedhjeve te kaluara. Do mbahet mend si kandidati qe nuk ka jetuar nje dite ne Shkoder. Profesionalisht, nuk di te kete punuar ndonje dite si doktor apo te jete modeli i mjekesise shqiptare.

Pas nje viti ne krye te bashkise me te madhe ne veri te vendit, prape plehnat aty i ka, rruget mbush me gropa, qyteti mbush me kuaj e qen, ftyra te vrame, njerez te rraskapitun, trafik mbytes.

Vjet erdhi si shpresa nga Tirana nderkohe kryetarja rrinte e menderosun nga deshtimet, kete vit rrin si i menderosun vet duke kerku lemoshe per nje shkaterrim 4 vjecar ndaj Shkodres...

Ju lutem me thoni nje arsye pse duhet te votohet Bardhi?

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 24/04/2023 20:27

    Arsyeja me e forte eshte qe te mos fitoje PS, 100% te bashkive. Se po mori Shkodren Rama atehere PS do kete 61 bashki dhe opozita 0 bashki.

    Përgjigju
  • Mario: 24/04/2023 16:39

    Ka nje arsye bindese eshte i biri i nje doktori qe ka dhene gjithcka per ate qytet dhe ka emer shume me te mire edhe se ai qe fshihet pas hijes se kryeministrit, qe per te thene te drejten eshte i vetmi qe e ka seriozisht per ate qytet me ate projekt ambicioz duke e kthyer Bunen ne nje lum terheqes te turizmit me ato ishujt lundrues qe komunikojne me gondola veneciane, arsye qe te jep shprese se Bardhi do jete neser aleat me i mire si edhe biznesmeni me i shquar i ketij qyteti z Agron Cela ne kete projekt ambicioz te kryeministrit shume me teper se z Benet qe nuk ka asgje interesante ne civine e tij te vlefshme per ti sherbyer atj qyteti. Bardhi eshte dhe cun tirone qe e sheh dhe vlereson zhvillimin e bere ne kryeqytet i gatshem te mbeshtese gjithcka te duhet per ti dhene edhe Shkodres nje pamje teresisht ndryshe nga ajo ku e la Voltana e shkodres

    Përgjigju
    • O Mario ?: 24/04/2023 18:39

      A din ti qe ai doktorri babai i Bardhit i ndjeri Ali Spahia ka ken spiun Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit.?

  • gjon buzuku: 24/04/2023 13:09

    se dogji shkollat ne shkoder per me marr bashkine qen i saliut si ajo gazhvalla valtana ademi qe sja kish haberin asgjaje keta kane mbet ne shkoder te kapim ca tkapium

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 24/04/2023 13:02

    Po',Ka arsye.se pari,eshte perfaqsues besnike i Saliut.Se dyti,eshte djali i babait spiun i UDB,nje nga autoret e revolucionit UDB-ist te 2 Prillit.Merita te shkelqyera per kombin Shkodran te Prof.Dok.Gurakeqit

    Përgjigju
  • e drejta: 24/04/2023 11:21

    MJAFTON QE PERFAQESON NON GRATEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia