5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Në emisionin ‘Esencë’, Report Tv

Kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore dhe sa është numri i tyre në të vërtetë? A janë manipuluar dëshmorët shqiptarë edhe pas vdekjes? Kush i ka shfrytëzuar më shumë dëshmorët shqiptarë, komunizmi apo demokracia? 

Të ftuar në Esencë në Report Tv nga Eljan Tanini: Marenglen Kasmi Historian, dhe Çelo Hoxha Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. 

Eljan Tanini: -A ka një problem me datën 5 Maj në Shqipëri? 

Çelo Hoxha: -5 Maj është një ndër simbolet më të mëdha të PPSH dhe që vazhdon e përkujtohet ende sot. Në fillim data 5 Maj nuk ishte e vendosur me ligj, bashkë me ligje për veteranët e të tjera. 5 Maj simbolizon luftën e forcave komuniste, partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore si pjesë e luftës civile në Shqipëri. Njësoj siç ka vepruar PPSH këtu ashtu ka vepruar edhe Bashkimi Europian me propagandën kundër luftës. Çdo lloji lufte është barbare. Në Shqipëri simbolika komuniste është përdorur për qëllime propaganda. Komunizmi kudo që është provuar ka pasur kriminilatet, ishte teoria e futjes së krimit në politikë. 

Eljan Tanini: -Një lloji ligjërimi i krimit! 

Çelo Hoxha: -Dëshmorët e Shqipërisë duhet të nisin kur nis Shqipëria, jo pas vitit 1944. Janë pretenduar 28 mijë dëshmorë! Ka të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri për arsye të ndryshme, rreth  tre mijë. Në luftën kundër pushtuesit Italian janë vrarë rreth 200 veta, kështu flasin dokumentat. 200 veta janë 7-8 përqind e dëshmorëve 

Eljan Tanini: -Përse udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve e bëri numrin e dëshmorëve 28 mijë? E bëri nga metrat katrorë apo nga diçka tjetër? 

Çelo Hoxha: -28 mijë është thënë për herë të parë te Gazeta Bashkimi i Kombit, viti 1944. Nuk ka statistika për këtë gjë. Ata kanë listat, emrat e dëshmorëve, pensionet. Me këto lista nuk gënjen dot. Mbase këto lista kanë shërbyer për të marrë dëmet e luftës 

Eljan Tanini: -A ishin të kënaqur familjarët e dëshmorëve? 

Çelo Hoxha: -Shteti i ka përdorur ata. Ata merrnin një pension diku të një mijë lekë në komunizëm, diçka që e ndihmonte familjen. Takimet e 5 majit ishin tallje, nuk është se kishin diçka më shumë se ne. Privilegjet ndaj tyre ishin gjëra minimale. Figurën e dëshmorit ne nuk e stigmatizojmë, dëshmori komunist është trajtuar në mënyrë komike. Shoqëria duhet të bënte disa ndryshime, të vrarët e luftës civile duhet ti trajtonte ose si të vrarë ose si dëshmorë për mendimin tim si viktima. Edhe të vrarët e regjimit komunist duhet të kishin një vend ku të nderoheshin. Të qënit dëshmor duhet të ketë një lloji sakrifice. Ka shumë emocion dhe indoktrinim kur diskutohet kjo gjë 

Eljan Tanini: -Çfarë mendimi ke për Varrezën e Dëshmorëve që gjendet sot atje ku ne i themi Pallati i Brigadave? 

Çelo Hoxha: -Është një lloji strukture alla sovietike, pompozitet koti 

Eljan Tanini: -Përse në një varrezë të tillë duhet të futen dëshmorë të viteve të ndryshme, edhe ata të demokracisë? A mund të jetë 5 maji një datë që i përfshin dëshmorët e të gjitha datave? 

Çelo Hoxha: -Jo, nuk i përfshin! Është vrarë një komunist, asnjë lloji kontributi nuk ka Qemal Stafa për Shqipërinë. Nuk ka qenë anëtar i asnjë batalioni ushtarak që luftonte për çlirimin e Shqipërisë, më 1942 nuk kishte çeta, në darkë mblidhej me shoqet. E vrau policia si komunist. Ideologjia komuniste është një projekt. Të gjithë bëjnë të njëjtën gjë. Qemal Stafa nuk ka shkrepur një armë kundër pushtuesit. 

Komunistët në Shqipëri u mblodhën për të shpëtuar Bashkimin Sovietik, jo për të çliruar Shqipërinë. Ata u organizuan pas vititit 1942, për dobësimin e armikut të Ish Bashkimit Sovietik. Këta kanë qenë ilegal deri në vitin 1948, populli nuk i donte.  Stalini u tha nderrojeni emrin e partisë sepse keni shumicë fshatare. Komunistët në Shqipëri përfaqësonin diçka të huaj, Partia Komuniste në Shqipëri kishte drejtues të huaj. Numri një i Partisë Komuniste Shqiptare ishte sekretari i përgjithshëm, ishte Tito, sekretar organizativ ishte Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha sekretar politik. Nuk varej gjë këtu pa miratimin e jugosllavëve. Në vitin 1939 Zogu nuk pranoi kushtet e Musolinit. Komunistët, i shkruajnë Marshallit Tito: Kur do të  bashkohemi, e çliruam Shqipërinë nga gjermanët, kur do të bashkohemi?! 

Nëse do të bashkoheshim me Titon, do të ishim Republika e Dytë më e madhe, kjo do të kishte pasoja për jugosllavët 

Eljan Tanini: -Kasmi, a kemi ne probleme me dëshmorët sot? 

Marenglen Kasmi: -Të kesh probleme me dëshmorët si koncept sot do të thotë të kesh probleme të mëdha si vend! Dëshmor shpallet ai ose ajo që bën një akt heroik për vendin e tij, në shërbim të vendit të tij e  që jep një formë frymëzimi, mesazhi që ka dhënë etj… Ne më të shrenjtë se jeta nuk kemi asgjë tjetër. 

Eljan Tanini: -Sa dëshmorë ka Shqipëria sot me përafërsi? 

Marenglen Kasmi: -Çështja nuk shtrohet nëse janë 28 mijë apo 3 mijë! Ne problemin nuk  e kemi me numrin por me realitetin historik, ishte Luftë Nacional Çlirimtare apo Luftë Civile? Ne ende diskujtojmë drejtimin bazë të luftës. Ne nuk e zhbëjmë dot faktin që ata që erdhën në pushtet nuk bënë vrasje. Statusi i dëshmorit jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, janë bërë dëshmorë në vazhdimësi. Hamdi Dollani, është një nga luftëtarët, ka qenë nën oficer i xhandarmërisë. Është vrarë para Mujo Ulqinakut, ka qenë një nga 3 mitralierët  që organizuan mbrojtjen në Durrës. Është shpallur dëshmor në vitin 1956.  Edhe sot ka procedura për shpalljen dëshmor. Kapiten Vogli ra në krye të detyrës. Telat te ne nxehen kur i drejtohemi të shkuarës. Ne ofendojmë edhe atë që nuk duhet të ndodhë

Eljan Tanini: -Ti je dakord me mua që sot antikomunizmi në Shqipëri trajtohet si komunizëm? 

Marenglen Kasmi: -Antikomunizmi është vlerë universale, mjafton të kesh qenë i tillë dhe pastrohet çdo gjë. Tani vjen në një formë tejet të ashpërsuar. Ka shkaktuar hendek shoqëror e majta dhe e djathta te ne 

Eljan Tanini: -Ti thua që nipat e tu do e bëjnë më të mirë historinë ? 

Marenglen Kasmi: -Po nuk kaluan 30-40 vjet nuk bëhet historia 

Eljan Tanini: -Aktivitetet që bëhen për të përkujtuar një ngjarje bëhen me të njëjtën urrejtje si Partia e Punës 

Marenglen Kasmi: -Është në modë tani që të flitet për çdo gjë, a thua se ështe sport popullor albanologjia. Që të trajtosh me ftohtësi është proces tjetër 

Këtu ka njerëz që e dinë përfundimin e librit pa lexuar fundin. 

Eljan Tanini: -Kasmi, sa është nr i vërtetë i dëshmorëve që trashëgoi Shqipëria para vitit 1944, gjatë 1944 dhe pas 1944? 

Marenglen Kasmi: -Nësë i referohemi arkivave italiane dhe gjermane, psh arkivave gjermane për operacionin 505 në fund të vitit 1943, gjermanët i përgjithësojnë shifrat në shqiptarë dhe italianë, rreth 1100 të vrarë dhe të plagosur. Ajo që është e saktë është se çfarë thonë arkivat tona. Me vendim të presidiumit të kuvendit popullor janë rreth 5500 persona që kanë fituar statusin e dëshmorit nga 1945 deri në vitin 1990. Duhet të dihet numri i saktë, edhe në botë ka një shkartisje mes viktimave dhe të rënëve, palët shkojnë gjithmonë me rritje numrash për arsye të shumta. Mid’hat Frashëri thotë që janë 30.000 dëshmorë, ai shton edhe më shumë. Duhej ngritur lufta në një nivel më të lartë. Disa thonë që nuk ka qenë luftë antifashiste, problemi jonë është se ne nuk kemi shtrat të përbashkët diskutimi dhe pika takimi. Vazhdon e njëjta mendësi.  

Eljan Tanini: -Si bëhet një dëshmor dëshmor? Përse një djalë që ka shpëtuar disa njerëz gjatë kohës që shpëton disa humanë nga një magazinë që po digjej dhe vdes, nuk qenka dëshmor? 

Marenglen Kasmi: -Ka disa nivele të ndryshme të trajtimit të akteve heroike, dëshmor është ajo/ai kategori që e bën mbrojtjen me armë në dorë.
Ne japim dekorata pa kriter, kemi pasur presidentë që kanë dhënë dekorata pa kriter. Kështu i heq meritat edhe atij që duhet të marrë një dekoratë për merita të veçanta, edhe titulli hero është hequr. Numri i Nderit të Kombit është bërë aspak i njohur sot. Ne kemi patur periudha ku shumë institucione kanë dhënë tituj me shumicë. Dëshmori vjen nga një institucion i sigurisë, ai vjen nga një veprim luftarak.  

Eljan Tanini: -Si bëhet ndarja mes dëshmorit dhe të vrarëve, pse ne të vrarët i fusim te dëshmorët? 

Marenglen Kasmi: -Termi duhet të jetë viktimë dhe të rënët në luftë. 

Eljan Tanini: -Një xhenier që bie në krye të punës hyn në statusin e dëshmorit? 

Marenglen Kasmi: -Po hyn. Një i dekoruar në SHBA po e vari në xhaketë dekoratën nuk e ka marrë kotë atë.  

Eljan Tanini: -Një bukëpjekës që i shërben luftës, një mesuese që jep mësim në kushte të vështira dhe që i shërben vendit, nuk qenkan dëshmorë? 

Marenglen Kasmi: -Ka kategorizime të caktuara për vlera të caktuara.  

Eljan Tanini: -Si ka mundësi që atje te Nëna Shqipëri ka dëshmorë edhe nga demokracia edhe nga diktatura? 

Marenglen Kasmi: -Sepse nuk ka ndarje dëshmorësh. 5 Maji është një datë e përzgjedhur për një arsye. Nuk ka hero diktature dhe demokracie. 

Eljan Tanini: -Ajo është varrezë e asaj kohe, të rri për atë kohë! 

Marenglen Kasmi: -5 Maji nuk është një festë komuniste, dëshmorët nuk mund të kenë kategorizime.  

Ka edhe nga ata që thonë se këtu nuk duhet të ketë fare 5 Maj sepse ata që qeverisën ishin terorristë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llazi: 06/05/2024 11:29

    Për ata që nuk e dijnë që shajnë Fashizmin(me të drejtë), fashistët kanë dalë nga partitë nacional-socialiste,pra janë të anës së majtë jo të djathtë,dhe gjithë ai brutalitet është pjellë e doktrinës se diktaturës së proletariatit. Për ata që kanë nostalgji për diktaturën dhe nuk e dijnë quhej diktaturë nga vet këlyshët komunistët. Në fakt ishte diktatura e shtetit mafioz dhe jo e klasës punëtore e zhveshur nga çdo lloj forme pronë dhe të drejte. Nëse të majtët nuk e kanë kuptuar akoma përgjegjësinë e tyre kjo dmth që nuk i punon truri,dhe kur nuk punon truri nuk të merr kush në përgjegjësi.

    Përgjigju
    • Llazi bre Llazi: 06/05/2024 13:54

      Fashizmi u shpik nga industrialistet italiane ne fillim te viteve 20 kur pane qe punetoret anarkiste s’po bindeshin me pas Luftes se Pare Boterore (madje filluan te pushtojne fabrikat dhe t’i administrojne vete). Atehere pronaret filluan te paguajne banda ish-ushtarakesh qe te terrorizonin/zhduknin sindikalistet dhe socialistet. Se si mund te jesh i majte kur paguhesh te vrasesh sindikalistet kete duhet ta shpjegosh ti. Une di qe po te mos ishte per levizjen punetore ne fillim te shekullit XX, zoteria jote do punonte 12 ore ne dite edhe do vdiste 40 vjeç nga tuberkulozi.

    • Lea: 06/05/2024 13:43

      Nuk jane te majte. Thjesht kriminele qe zgjedhin per host ideologji (si komunizmi dje) ose parti (PS sot). Eshte e qarte sesi Enver Hoxha spikat si kryekrimineli i epokes se tij. Dhe sot ai eshte Edi Rama. Jo rastesisht te tille individe ndajne vlera negative te tilla si paaftesia, imoraliteti, pertacia, injoranca ne edukim, paciperia etj.

  • Ethem Lalaj: 06/05/2024 09:44

    Sa të jetë gjallë frymori fundit i BALLIT & LEGALITETIT..do të ket MOHIM TË LNÇL(por LUFTË Civile),DËSHMORVE TË ATDHEUT,5 MAJI QË SIMNOLIZON VRASJEN E Q.STAFËS të dëshmorit të parë..! -Ata që mohojnë 28.000 Dëshmorët për çlirimin e vëndit janë shërbëtor të pushtuesve të huaj..! Ballistët numërojnë vetëm të vrarët e tyre duke vjedhur KOTECET E PULAVE TË FSHATIT..! -LNÇL ka hyrë në histori e radhitur në KUALICIONIN BOTROR ANTI NAZI-FASHIST,Ku Gjermania bëri autokritikë për të vrarët nga Gjermania në MASAKRËN E BOROVËS. -Mohimi i LNÇL bëhet për të mohuar udhëheqst e LNÇL-E.HOXHA,M.SHEHU,H.KAPO,etj,etj. -Historianët duhet të ndajnë veprimtarinë e LNÇL,NGA PAS LUFTA..dhe secili duhet të zëri vënd në histori për MIRË & PËR KEQ.Sikurse Ahmet Zogu me shumë krime..ndryshe i duhet hequr busti nga Tirana si hajdut Floriri e tradhëtar i kombit..! Ose edhe busti E.Hoxhës atje ku ishte ose të hiqet busti i A.Zogjit & i Mit'hat Frashërit..të cilin e reabilitoi E.Rama duke kopjuar Sb për A.Zogun & TERRORISTIN GREK TË 1920-VASIL SHAHININ..Apo që Bujar Nshani Presidebt i Sb që DEKOROI AGJENTIN & terroristin HAMIT MATJANI..E KO..!

    Përgjigju
  • Lexues: 06/05/2024 09:11

    O analfabet, antikomunizmi s’mund te jete vlere universale e njerezimit, sepse objektivat e komunizmit jane 100% humaniste (zhvillimi i plote i njeriut, zhdukja e shfrytezimit te njeriut nga njeriu). Shko lexo predikimin e Jezusit ne mal dhe do kuptosh qe mbreteria e zotit, per te cilen ai flet, eshte nje shoqeri komuniste. Fashizmi, nga ana tjeter, eshte adhurimi i dhunes dhe ka per objektiv sundimin e me te fortit mbi me te dobtit. Prandaj te jesh antifashist eshte vlere universale. Stalinizmi eshte perpjekja per te arritur ne shoqeri komuniste duke perdorur metoda fashiste. Me shume se ideologji eshte metode. Metode e zbatuar ne Shqiperi me zell te madh dhe qe solli me se shumti rezultate negative.

    Përgjigju
    • Lexues: 06/05/2024 13:06

      Sh. Patriot, po mundohem te te shpjegoj qe as komunizmi nuk i perket kesaj bote. Keshtu qe po e denuat komunizmin si ideologji/aspirate, keni denuar edhe fene.

    • ALB Patriot: 06/05/2024 10:58

      Sh. Lexues, Nese e lexon Biblen, Mbreteria e ZOTIT, NUK I PERKET kesaj bote!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës