Shalqini i Divjakës shitet me shumicë 30 lekë për kg! Fermerët: Mbulojmë dhe tregjet e rajonit

Prej ditësh kultivuesit e shalqinit në Divjakë vazhdojnë tregtimin e prodhimit të ri. Prodhimi është i mbarë dhe aktualisht mbulon tregun vendas dhe eksportohet ne shtetet fqinje, si Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi.

Cilësia e shalqinit këtë vit plotëson kërkesat si të tregut të brendshëm ashtu dhe për eksport, për rrjedhojë çmimi në varësi të varietetit aktualisht është nga 24 deri në 30 lekë për kg. Me këtë çmim fermerët janë të kënaqur pasi krijojnë të ardhura të mjaftueshme krahasuar me kulturat e tjera.

“Çmimi është i arsyeshëm. Me 24 deri me 35 lek për kg. Mirë është ecuria”, thanë ata. E shesim në treg dhe për eksport. Cilësia është shumë e mirë dhe këtë lloj shalqini më shumë e marrin grumbulluesit”, thanë ata.

Kësaj ecurie pozitive fermerët i druhen me ndonjë bllokim të eksportit siç ka ndodhur sezonet e shkuara ku pikat e grumbullimit nuk u janë përgjigjur për të tërhequr të gjithë prodhimin.

Problematikë tjetër për fermerët, e përhershme prej disa vitesh është mungesa e fuqisë punëtore, por jo më e keqja është se edhe ata pak punëtorë kanë rritur ofertën e ditës së punës aq sa moshat e treta detyrohen të sforcohen vetë për të vjelë prodhimin.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…

Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…