Alban Skënderaj dhe Noizy sollën bashkëpunimin e tyre më të ri ‘Drejt Suksesit’, një klip i realizuar nga gruaja e kryebashkiakut Ajola Xoxa, ku nëpërmjet këngës përcjellin një mesazh sensibilizues për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Këtë mund ta quajmë ndryshe dhe hitin e punës për të rinjtë. Kënga nis me vargjet: “Asgjë s’të jepet falas, gjithçka e ka nje çmim, madje dhe dashuria dhurohet në shkëmbim".

Teksti është një motiv për çdo të ri që do te ecë në rrugën e suksesit. Çdo gjë arrihet me mund,punë dhe djersë, vetëm në këtë mënyrë do të arrish gjërat që ke ëndërruar gjithmonë.

Ky është mesazhi më i madh që përcjellin dy këngëtarët nëpërmjet këngës së tyre. Nxisin të rinjtë shqiptarë të punojnë fort për të arritur majat, të mësojnë nga gabimet e tyre dhe çka është më e rëndësishmja të mos dorëzohen kurrë.