A mund të tërhiqet kandidati? 
Përplasen Kosovrasti e Gjonçaj

A mund të tërhiqet kandidati? <br />Përplasen Kosovrasti e Gjonçaj
TIRANË - Tërheqja e kandidatit demokrat në Kurbin nga gara për zgjedhjet lokale përfshin në debat ligjor përfaqësuesit e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duke iu referuar kodit elektoral përfaqësi politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj thotë gjatë një intervistë për A1 Report se pas vendimit për regjistrim në KZAZ apo KQZ të kandidatëve nuk mund të tërhiqen nga gara, e kjo duke iu referuar nenit 73 pika 4 e Kodit Zgjedhor.
 
Por përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti mendon të kundërtën kur thotë se edhe nëse KZAZ ose KQZ ka marrë vendimin për regjistrimin në bazë të kërkesë së subjektit politik por nëse pas këtij moment ka një deklaratë individuale për tërheqje të kandidatit atëherë subjekti politik mund të paraqesë kandidatin tjetër. Por afati ligjor për këtë zëvendësim është deri përfundon me datën 12 maj.
 
Në këto kushte për tërheqjen ose jo të një kandidati nga gara ndan në qëndrime krejtësisht të kundërta përfaqësuesit ligjor të partive politike
 
Tre ditë më parë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kurbinit Altin Biba deklaroi se tërhiqet nga gara, vendim ky i cili është personal dhe bëhet për arsye shëndetësore.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij