A mund t’ia nisësh aty ku e lë? Ri-integrimi i shqiptarëve që iu refuzua qëndrimi në vendet e BE

Si ia doli të ndihmojë familjet e rikthyera projekti "Return to Thrive" i implementuar nga ADRA Albania, shërbimet e të cilës financohen nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ).

Një nënë me pesë fëmijë, një e re 18 vjeçare, një baba i tre fëmijëve, secili ka historinë e tij për të treguar. Ata shkuan drejt Francës dhe Gjermanisë me para borxh dhe shpresën për një jetë më të mirë. Por pas afro dy vitesh u duhej të riktheheshin në Shqipëri sepse iu refuzua statusi i azilantit.

Këtu nis pjesa më e vështirë e këtij udhëtimi me kthim. Si do të ri-integroheshin, ku do të punësoheshin, fëmijët si do të shkolloheshin?

Emisioni 'Një nga Ne' tregon të gjithë kalvarin e përjetimeve dhe zgjidhjen që iu ofrua nëpërmjet Projektit "Return to Thrive" i implementuar nga ADRA Albania, Organizatë Humanitare që operon në Shqipëri prej vitit 1993.

Më specifikisht ky projekt filloi në 01 Dhjetor 2020 dhe përfundon në 30 Qershor 2023. Projekti targeton të rikthyerit , azil kërkues, persona që kanë emigruar por u është refuzuar statusi i azilantit ose nuk kanë mundur të integrohen jashtë vendit e për këtë arsye janë detyruar të kthehen në vendin e origjinës.

Shërbimet a ADRA Albania financohen nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ). Shërbimet janë pjesë e mbështetjes së Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) për kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e qëndrueshëm, zbatuar në Shqipëri nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ) .

Falë bashkëpunimit me aktorët lokal publik dhe angazhimit të përditshëm të stafit të projektit u arrit që:

- rreth 620 fëmijë u mbështetën me shërbim psiko-social.

-410 përfitues u orientuan dhe ndërmjetësuan drejt shërbimeve publike (zyra punës, shërbimi i mbrojtjes sociale, shërbime shëndetësore, ligjore etj.)

-150 fëmijë u lehtësuan dhe regjistruan në arsimin publik, pasi u pajisën edhe me mjete didaktike dhe u suportuan me dokumentacionin që u mungonte.

-rreth 300 të rinj u fuqizuan me informacion, kapacitete dhe mjete per t’u pozicionuar në tregun e punës.

- mbi 80 persona u mbështetën nga projekti dhe u punësuan në sektorë të ndryshëm.

1 qendër komunitare e rikonstruktuar në Elbasan për t’i ardhur në ndihmë komunitetit falë programeve të dedikuara.

Tre historitë e jetuara janë tregues se të tilla projekte i vlejnë komuniteteve dhe i ndihmojnë edhe institucionet të strukturohen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja