E mbani mend të gjithë sherrnajën për këndin e lojërave te Parku i Liqenit artificial. Mbani mend të gjithë moralistët që ngritën një realitet virtual sikur aty po ngrihej një mal betoni. I mbani mend edhe ata që nuk thonin asnjë fjalë për pallatet që po ndërtoheshin pak metra poshtë digës së Liqenit. Moralistët, ambientalistët, “inxhinierët”, që dilnin e “luftonin” kundër të gjtihë i kujtojmë. Natyrisht që kishte plot dhe grupe interesi që investoheshin që ky projekt të mos realizohej. Sepse kushedi se ç’ju ishte premtuar të ndërtonin në park.
Mirëpo siç edhe u pa kronologjia e saj, protesta kundër parkut kishte qenë një strategji e menduar mirë nga ana e opozitës. E cila në fillim nxorri “shoqërinë civile”, për të vazhduar me ish-zyrtarët e saj famozë për korrupsion e për ta mbyllur me daljen ashiqare me patllake në brez vetë. Një protestë e ndarë në 3 faza, e cila shkoi deri në armatosje të panevojshme, kur diskutohej për fëmijët.
Megjithatë PD për hir të së vërtetës kishte thurur një strategji të mirë, që mbajti në ankth opinionin publik për javë me radhë. Përdorimi që PD ju bëri ambientalistëve, inxhinierëve dhe shoqërisë civile ishte i llahtarshëm. Aq sa në një debat televiziv Sazan Guri u bë për ujë të ftohtë nga Veliaj, e kjo jo sepse Guri se kuptonte projektin, por sepse po mbronte të pambrojshtmen lojë politike ku kishte rënë pre (me apo pa koishiencë s’mund ta them).
Megjithatë, për t’ju rikthyer projektit të këndit të lojërave, “kokëfortësia” e Veliajt e çoi deri në fund. 1 qershori mundësoi edhe pamjen e re të parkut, ku në zemër të tij tanimë ishte krijuar një ambjent për qytetarët më të rëndësishëm të qytetit, fëmijët. Sot e gjithë ditën në këndin e lojërave luajnë mijëra fëmijë, e gëzojnë mijëra prindër. Ajo temë u mbyll siç duhet.
Ajo që mbeti ishte fakti se sa e pamëshirshme mund të jetë politika ndaj komunitetit. Sa e pështirë dhe anti humane mund të bëhet ajo kur sheh që kundërshtari politik po bën punë.
“Kur ke mashën pse të djegësh duart”. Është kjo shprehja popullore që mund të thuhet sot për vazhdimin e përdorjes që PD ju bën të ashtuquajturve njëkohësisht “inxhienerë, arkitektë, ambjentalistë etj”. Përdorje e cila mesa duket vijoi sot kundër projektit të sheshit “Skënderbej”, i cili pritet të kthehet në një pedonale gjigande.
Projekti është prezantuar dhe konsuluar me qytetarët nga kryebashkiaku Veliaj që para 5 muajsh, saktësisht në datën 5 prill 2016. Para 3 ditësh filluan punimet për realizimin e projektit. Për habi të të gjithëve Veliaj u shpreh që ditën e parë të punimeve se “Nuk keni parë gjë më historinë e lodrave, çfarë do të shikoni me histerinë e sheshit Skëndërbej. Kur sheshi të ketë mbaruar rezultati do jetë i njetjtë. Do të jetë shumë zhurmë për asgjë sepse rezultati nuk mund të kundërshtohet. Biles me këtë projekt do të merren më shumë, pasi do të ndërtohet për një kohë më të gjatë se këndi i lodrave. Por fokusi ynë do të jetë vetëm puna, ne nuk merremi me llafe”.
E mesa duket, strategjia e PD-së është e njëjtë si me këndin e lojërave, veçse si fillim është ca e zënë me Dibrën. E derisa të mbarojë punë në Dibër, përdorin Sazanin që doli sot vetë i 5-ti në protestë kundër projektit të ri.
Në ditët e ardhshme, sapo të kthehen nga Dibra do të bashkohen edhe ish-funksionarët e PD-së. Ndoshta edhe “Hajdarët” e Bashës, të cilët kanë punë në Dibër edhe sot e nesër.
Projekti i sheshit “Skënderbej” do jetë një moment tjetër politik i PD. Tirana është një nga komplekset e kryetarit Basha, pas faljes së detit Greqisë, rrugës së Kombit dhe 21 janarit. Inegzistenca e tij në krye të bashkisë është problem madhor i imazhit të tij politik publik. Veliaj nga ana tjetër në vitin e tij të parë i ka hyrë me vrull të madh.
Ndaj Basha nuk do dalë vetë, por do përdorë “Gurët” sa të mundet deri sa të stisë ndonjë “gjëmë” të projektit për ta patur kauzë të fushatës së 2017-ës.
Bashkë me punimet do jetë dhe një vit estrade si te këndi lodrave. /Lexo.al
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com