A po bie qeveria në Maqedoninë e Veriut? Mijëra njerëz në protestë në Shkup, Mickoski 'përdor' Ramën për të 'nxehur' turmën
Protesta në Maqedoninë e Veriut
MAQEDONI E VERIUT- Partnerët e koalicionit sot në ora 13:00 do të mbajnë mbledhje në Qeveri, në të cilën, siç njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pritet ndër të tjera të konfirmohet qëndrimi për mbajtjen e përbashkët të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në 2024 dhe atyre presidenciale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të ketë konferencë për media pas takimit.
Qytetarët, tha kryeministri, të jenë të bindur se ka një mazhorancë qeverisëse dhe një qeveri që kujdeset për standardin e jetesës dhe siguron gjithçka të nevojshme në kohë krize.
Kjo mbledhje vjen pas opozita në Maqedoni organizoi protestë më të madhe deri më tani. Mijëra njerëz u mblodhën përpara godinës së qeverisë në Shkup për të protestuar kundër kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja e Ali Ahmetit. Opozita proteston për shkak se në Maqedoninë e Veriut, siç thonë ata, krimi dhe korrupsioni kanë arritur majën si dhe akuzuan qeverinë se po e shesin identitetin dhe gjuhën maqedonase duke pranuar të gjitha kërkesat e Bullgarisë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë tubimit të djeshëm, për të 'nxehur; turmën risolli sërisht në vëmendje edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e quajti Dimitar Kovaçevskin “Kryeministër i ardhshme i Bullgarisë Perëndimore”.
“Duhej të kthehet dhe t'i thotë Ramës: Ju nuk kuptoni gjeografi e shumë më pak histori, kjo është Maqedonia ime”, tha Mickoski, raporton Klan Maqedonia.
Për këtë ka pasur edhe reagim nga vetë Rama, i cili tha se kjo ishte një batutë dhe reagimet në Maqedoninë e Veriut janë “‘Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve’.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)
20 Janar, 18:21
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
Ti Fran shko e mabji uturakun Sali Berishes dhe Ilir Metes se Shqiptaret e Shqiperise e rizgjodhen Ramen kryeminister per te treten here dhe do ta zgjedhin per here te katert.Per sa kohe te kete perballe kope shpellaresh Rama do vazhdoje te fitoje.
PërgjigjuBravo i qofte popullit maqedon. Qe ngrihet per interesin e tij, qofte e cenuar edhe nga nje fjale e pamatur e kryeidiotit te ballkanit. Po ne, Shqiptaret ne Shqiperi si te bejme, qe na ka mbire per dite? Apo buke e kos e fiq dhe kur te ngordhe vete???
Përgjigju