A po ia vështirëson rrugën Kosovës edhe Turqia!

A po ia vështirëson rrugën Kosovës edhe Turqia!

Presidenti i Turqisë, Erdogan

“Kosova është Turqia dhe Turqia është Kosova”. Kjo shprehje e vitit 2013 e kryeministrit të atëhershëm turk Erdogan i ngriti peshë zemrat e kosovarëve dhe po ashtu edhe myslimanëve shqiptarë pro-turq për kohën kur u artikulua. Me pak fjalë, ajo nënkuptonte një mbështetje pa rezerva por edhe sigurinë se pas Kosovës në ditë të këqija dhe të mira duhet të llogarisnin vëllain e madh turk!

Ashtu si kanë kaluar kohërat dhe në vetëdijen e pakët historike që kanë shqiptarët, Turqia mund të jetë një aleate e mirë (dhe këtë e ka treguar jo pak herë), po kur etiketohet me përcaktimet familjare duket pak e tepërt. Për të mos thënë një servilizëm i neveritshëm. Fryt i kësaj është sakrifikimi në protokoll i imazheve të Skënderbeut në Tiranë në vizitat e larta të zyrtarëve turq, ashtu si lëshimet e vazhdueshme që i janë bërë Turqisë në Kosovë dhe kudo në Ballkan.

Turqia në vazhdën e politikës së saj dhe si një vend që synon realisht të ketë një vend të rëndësishëm në kryqëzimin e Lindjes dhe Perëndimit është munduar të përfitojë politikisht nga varfëria dhe mungesa e parimeve të vendeve ballkanike përmes ekspansionit ekonomik dhe mbështetjes pa kushte dhe aspak fair të politikanëve të këtyre vendeve. Këta të fundit, kanë bërë lëshime të mëdha thjesht për të mbajtur karrigen e tyre (nuk ka rëndësi se kujt kahu i përkasin), kur ka qenë puna edhe për një kampion të shkeljes së të drejtave të njeriut, si presidenti aktual turk.

Dhe, Vuçiç që udhëton të dielën e 6 Majit në Turqi ka çfarë “t’u justifikohet” qytetarëve të tij, që u mbyll sytë me korrupsionin e madh në vend. Prej tij kemi shumë fabrika dhe së fundi edhe një fabrikë që do punësojë 300 veta, u shpreh për vizitën, duke u kujtuar dhe masën e turistëve turq, që vinë sidoqoftë për të parë Sanxhakun, një krahinë mes Serbisë dhe Bosnjës, që shpesh nuk e njeh autoritetin serb. “Të paktën ndihmojnë turizmin tonë!”, e mbylli diskursin.

Kosova është një nga vendet e para në gadishull, që po e provon edhe anën tjetër të ndihmës turke. Asaj i mbeti në fyt, ajo brohoritje e pamat për Turqinë, që së fundi ia shpërbleu me një dhunim tipik të shteteve ekspansioniste, duke ia rrëmbyer gjashtë qytetarë mu në mes të vendit, duke i denigruar krejt institucionet e vendit. Dhe, më shumë akoma, ofendimi vijoi me kërcënimin që presidenti Erdogan i bëri kryeministrit të Kosovës, sepse u shpreh kundër veprimit turk, kundër institucioneve që e kishin bërë por më tepër së çdo gjë e anatemoi këtë aksion aspak miqësor të një vendi të pretenduar mik.

Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe kompanitë turke që pretendohet se kanë lidhje me kryeministrin kanë ndërtuar aeroportin e Prishtinës dhe rrugë që kapin vlera deri në 2 Miliard USD. Por, Kosova edhe ka dhënë shumë nga vetja për të shlyer këtë bujari. Pushtuesit turq nuk përshkruhen më me aq tone të errëta në tekstet shkollore, kurse pushtimi i egër osman është zbutur gjithnjë e më shumë si term.

Në Shqipërinë fqinje ndikimi turk është rritur në të gjithë ekonominë por edhe lëshimet e kryeministrit Rama, që luhatet jo pak në qëndrimet e tij kinse të prera dhe patetizmat që i derdh fare lirisht para Evropës, kur është puna me Erdogan.

Me dobësinë ekonomike dhe nevojën e parave të tij në Ballkanin Perëndimor, duket se lideri turk e ka shtrirë tej parashikimit të tij më optimist ekspansionin në gadishullin e vogël dhe madje edhe tej idesë së neo-otomanizmit. Në Bosnjë do të marrë pjesë në turin parazgjedhor, në Shqipëri, po inauguron një nga xhamitë më të mëdha në Evropë, kurse në Serbi është gjithnjë më i pranishëm me investimet, por edhe artikulimet e tij tejet miqësore.

Në të gjitha rastet dhe sidomos me pritjen e fundit ndaj presidentit serb po dëshmon se Turqia mund t’i tregojë edhe një fytyrë tjetër Ballkanit, në rast se ai e kundërshton si Kosova. Dhe, shenjat janë dhënë me kërcënimin direkt ndaj Haradinajt, dhe këdo që kundërshton njeriun e fortë të Bosforit. Për fat, pas Kosovës qëndron SHBA-ja sepse po të ishte për Shqipërinë ajo do të mbeste shumë më vetëm sesa ka mbetur prej kohësh në Ballkan. Serbinë nuk e llogarisim, që nuk është habi t’i kërkojë indirekt Turqisë edhe të mos lobojë më për anëtarësimet e Kosovës. Sido që të ndodhë:  Kosova s’është Turqi dhe Turqia s’do të jetë asnjëherë Kosovë. (Javanews)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 07/05/2018 14:18

    Zoti Andoni mos u merrni me kete lloje neosulltan,se ka kush ja sjelle festen verdalle,te numeruara i ka ditet,ne tokat shqipetare e perkrah vetëm ndonje politikan hajdut dhe ndonje hoxhe budalla......ne trojet shqipetare vetëm huri i pret po guxuan te kerkojne marrina....objektivi i shqipetareve eshte Europa.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës