TIRANË - Gazetarët e A1 Report kanë ndjekur hap pas hapi të gjitha përgatitjet festive por dhe emocionet e qytetarëve te ardhur nga vende te ndryshme për të ndjekur meshën e Atit të Shenjtë.
 
Gazetarët Arbër Kasapi, Joniada Koçi dhe Eriona Rusi kanë përcjellë nga terreni në çdo moment atmosferën nga vizita e Papa Françeskut.
 
Nga Mbikalimi i Kamzës Arbër Kasapi ka raportuar mbërritjen e Papa Françeskut, ndërkohë që Joniada Koçi dhe Eriona Rusi kanë sjellë atmosferën festive nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe Sheshi Nënë Tereza përmes stand up-eve të shpeshtë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)