A1 Report, risitë në monitorimin
e zgjedhjeve të 23 qershorit
Për herë të parë në Shqipëri, Televizioni “A1 Report” nëpërmjet projeksionit ka dhënë rezultatet qark më qark dhe në rang kombëtar në kohë reale. Krahasimi kuti për kuti me të njëjtat zhvillime në zgjedhjet e 2009-ës ka pasqyruar me saktësi rezultatin që në momentet e para të numërimit të votave. Ky sistem që përdoret për zgjedhjet nga CNN, BBC, etj; përcjell tek publiku në kohë reale projeksionin sesi do jetë rezultati përfundimtar.
TIRANE- Për herë të parë në Shqipëri, Televizioni “A1 Report” nëpërmjet projeksionit ka dhënë rezultatet qark më qark dhe në rang kombëtar në kohë reale. Krahasimi kuti për kuti me të njëjtat zhvillime në zgjedhjet e 2009-ës ka pasqyruar me saktësi rezultatin që në momentet e para të numërimit të votave.
Ky sistem që përdoret për zgjedhjet nga CNN, BBC, etj; përcjell tek publiku në kohë reale projeksionin sesi do jetë rezultati përfundimtar. Me saktësinë dhe shpejtësinë e dhënies së rezultateve, e përkthyer në numër mandatesh për çdo qark, për çdo subjekt politik dhe për koalicionet, si dhe e krahasuar në të njëjtën kohë me rezultatet e zgjedhjeve 2009, “A1 Report” arriti një numër rekord teleshikuesish.
Me profesionalizëm dhe me shpejtësi të dhënies se rezultatit, “A1 Report” arriti të mbërthejë pranë ekranit dhe faqes së webit, qytetarët shqiptarë.
Nuk ka munguar grafika e pasur si në televizion, ashtu edhe në faqen e webit, ku ketë të fundit e kanë klikuar rreth 300 mijë vizitorë në ditë.
Transmetimet maratonë me spikerat Mira Kazhani, Edvin Parruca, Andi Kapxhiu dhe Mirjeta Ngjela, nisën në orën 6 .00 të mëngjesit të ditës së diel, për të vijuar pa ndërprerje për 4 ditë me radhë.
Një rrjet i tërë gazetarësh, operatorësh e bashkëpunëtore të tjerë kanë mbuluar në mënyrë kapilare të gjitha qendrat e votimit, numërimit, selitë e partive politike, si dhe institucionin më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, për të informuar publikun e gjerë minutë pas minute me anë të lidhje live nga terreni.
Nuk ka munguar analiza e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit “A1 Report”, Ilir Babaramo dhe figurave të tjera të larmishme, të cilët vinin për të përcjellë opinionet në studion qendrore të televizionit “A1 Report”, por edhe në ato të ngritura në Vlorë dhe Durrës.
Drejtoresha e gazetës print “Shqiptarja.com”, Anila Basha, nga qarku i Vlorës ku kandidonte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sjellë për publikun ngjarjet e para nga situata zgjedhore.
Puna voluminoze kulmoi me deklaratat përfundimtare të kundërshtarëve politikë mbi rezultatin e së dielës, rezultat i cili në selinë e PD dhe PS u ndoq edhe nëpërmjet ekranit të “A1 Report”.
Kjo ishte vetëm sfida e parë, për të tjerat mos e ndani shikimin nga “A1 Report”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32