A1 Report zbardh vendimin: 10 
 nr telefoni për tritolin te Tahiri

A1 Report zbardh vendimin: 10 <br /> nr telefoni për tritolin te Tahiri
TIRANE - Për të vënë në jetë planin e akteve terroriste ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, 7 të dyshuarit, mes tyre Vladimir Gjuta e Baftjar Bruka përdorën 10 numra telefoni të regjistruar me emra të tjerë për të humbur gjurmët.

Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka vendosur ndaj të pandehurve masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa telefonat që aktivizuan dy bombat rezultojnë të jenë përdorur më parë nga Emirjon Gjuta dhe Baftjar Bruka.

A1report ka siguruar një kopje të vendimit, sipas të cilit për të provuar akuzën janë administruar 113 prova mes tyre përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e sigurisë si dhe vëzhgime ambientale.

Sipas vendimit të gjykatës rezulton se numri i përdorur në bombën pranë vend parkimit të automjetit të babait të ministrit është 069982183x, ndërsa 2 thirrjet drejt këtij numri janë kryer nga numri 069982487x i cili ka qenë i lokalizuar nga antena telefonike në zonën e Linzës dhe ka dërguar zile në orën 04:23 minuta dhe 04:24 minuta.

Ndërsa numri 069982482x është përdorur për bombën që shpërtheu në farmacinë e Bashkim Tahirit orët e para të 10 shkurtit të këtij viti.

Po ashtu thuhet në vendim, numri 069982482x i cili shpërtheu bombën në rrugën Kongresi i Manastirit në pronën e babait të ministrit Tahiri, është përdorur më parë në telefonin me IMEI 355368040279510, telefon i cili sipas Gjykatës ka qenë në pronësi të K.H i cili ja ka shitur më pas Emirjon Gjutës.

Celulari i përdorur në bombëm e pa shpërthyer thotë gjykata ka numrin identifikues IMEI 357134060714340, e sipas gjykatës ky telefon është përdorur më parë dhe nga numri 068837061x, i cili përdorej nga Baftjar Bruka ndërsa në këtë celular ka qenë dhe numri 069982483x i cili u përdor për bombën tek "Vasil Shanto".

Në analizën e fakteve Gjykata shpjegon se këta dy numra të përdorur një në bombën e shpërthyer dhe tjetri në atë që u neutralizua nga policia janë aktivizuar për herë të parë 10 ditë para shpërthimit.

Për aktet terroriste të 10 shkurtit Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon se me veprime të kryera në bashkëpunim Emirjon Gjuta, Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dulen, Vladimir Gjuta e Baftjar Bruka planifikuan e realizuan shpërthimet, ndërsa Vladimiri e Baftjari rezultojnë të shpallur në kërkim pasi nuk janë arrestuar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja