TIRANE - A1 Report sjell simulimin e itenerarit që kanë ndjekur atentatorët për të vrarë bankierin dhe botuesin Artan Santo mëngjesin e së enjtes.
Ata e kanë ndjekur Santon nga banesa e tij në rrugën “Themistokli Gërmenji”. Më pas makina e tij ka përshkruar drejtimin nga ambasada italiane drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” për tu kthyer majtas drejt rrugës “Ismail Qemali” , e duke kaluar në kryqëzimin e bulevardit Dëshmorët e Kombit nga ku është pikasur se po ndiqej dhe nga kamerat e sigurisë te kryqëzimit, shumë pranë Kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit përballë Hotel Rogner.
Menjëherë pas kësaj, motorri ka ndaluar në kryqëzimin midis rrugëve “Ismail Qemali” dhe “Ibrahim Rugova” , pikërisht afër vendit ku është ekzekutuar biznesmeni Santo.Ata kanë pritur disa minuta në këtë vend, derisa makina e të ndjerit është parkuar pranë Bankes Credins për të zbritur. Në këtë moment, ai pasi është thirrur në emër, me qëllim sigurimi të shënjestrës nga ana e atentatorëve është qëlluar me 6 plumba të cilët i morën jetën.
Pas ekzekutimit , vrasësit janë larguar në drejtim të rrugës “Ibrahim Rugova” , nga ku shikoni dhe pamjet e fokusuara nga kamerat e sigurisë. Pasi kanë kryer krimin në orën 9:15 minuta të mënjgesit të së enjtes , 2 atentatorët të maskuar me skafandër mbi motorin Suzuki , kanë përshkruar këtë rrugë për tu larguar nga Tirana.
Kanë lënë rrugën Ibrahim Rugova dhe janë drejtuar nga liqeni artificial drejt Unazës së Madhe dhe më pas në Komunën e Parisit
Në këtë moment , ata janë pikasur nga një polic rrugor që më pas ata i kanë shpëtuar nëpër rrugica. Pas këtij momenti ato kanë marrë rrugën drejt Pallatit me Shigjeta dhe nga aty në drejtim të Yzberishtit , killerat drejtohen pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës.
Këtu i janë drejtuar autostradës Tirane-Durrës. Më pas ata i janë kthyer drejt Rinasit. Në këtë pikë ata janë pikasur nga një tjetër polici i rrugores , ndërsa kanë marrë drejtimin drejt Fushe-Krujës.
Ata janë futur në Bubq para urës së Gjolës , ku janë humbur nga sytë e policise rrugore. Pas kësaj policia vuri në dispozicion për gjetjen e tyre dhe helikopterë të policisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO