AAB: Sistemi bankar në vend
është solid dhe i mirëkapitalizua
Shoqata Shqiptare e Bankave,( AAB) publikoi te merkuren të dhënat financiare të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2014 , sipas të cilave totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1,272 miliardë lekë, rreth 3% më shumë se një vit më parë, ose 1.5% më i lartë se tremujori i kaluar.
TIRANE- Shoqata Shqiptare e Bankave,( AAB) publikoi te merkuren të dhënat financiare të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2014 , sipas të cilave totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1,272 miliardë lekë, rreth 3% më shumë se një vit më parë, ose 1.5% më i lartë se tremujori i kaluar. Sistemi bankar vazhdon të mbetet i mirëkapitalizuar, i qëndrueshëm dhe likuid; raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 17.6 % në muajin shtator.
Totali i depozitave të vendosura pranë bankave, në fund të tremujorit të tretë 2014 arriti në rreth 1,050 miliardë lekë, rreth 12 miliardë lekë ose 1.2% më shumë sesa në fundin e tremujorit të kaluar.
Depozitat e bizneseve dhe institucioneve kanë pësuar rënie për të gjithë tremujorin të ndikuar veçanërisht nga reduktimi në muajin shtator. Ndërsa depozitat e individëve kanë vijuar në rritje përgjatë gjithë tremujorit, me një rritje mesatare vjetore rreth 1.8%. Në kushtet e rënies së normave të interesit, individët po i zhvendosin kursimet e tyre drejt produkteve të depozitave me afate maturimi mbi dy vjet që ofrojnë dhe norma fitimi më të larta se sa depozitat tradicionale.
Teprica e kredisë dhënë nga bankat për sektorin privat në tremujorin e tretë 2014 paraqitet me rritje prej 10.5 miliardë lekë ose rreth 1.9%, duke shënuar dhe rritjen më të madhe për vitin 2014. Kredia e re e disbursuar gjatë këtij tremujori ka qenë më e lartë se një vit më parë për të njëjtën periudhë me 17.3%, dhe në nivele të ngjashme krahasuar më tremujorët e tjerë të vitit. Një zhvillim i mirëpritur është kreditimi në rritje në monedhën vendase që thellon më tej ndërmjetësimin bankar në lekë dhe ul ekspozimin e klientëve të bankave ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Tremujori i tretë ka dhënë sinjale pozitive për zhvillimet në kredi në drejtim të lehtësimit të standardeve të kreditimit si për bizneset ashtu edhe për individët (edhe sipas vrojtimit të kredisë nga BSH).
Po kështu, kërkesa për kredi duket se po ringjallët mbasi ka shënuar nivelin e saj më të ulët në tremujorët e mëparshëm të vitit. Sinjalet pozitive janë të dukshme në kredinë për biznese ndërsa kërkesa për kredi dhe portofoli i kredisë dhënë individëve mbetet anemike, në nivele të njëjta të sikurse një vit më parë, pavarësisht ofertave tërheqëse që bankat kanë hedhur në treg.
Paralelisht me këto zhvillime cilësia e portofolit të kredisë është përkeqësuar krahasuar me një tremujor më parë, duke shënuar një nivel prej 25% të kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit shtator. Gjithsesi, norma e rritjes së kredive me probleme është më ulët se më parë, çka është reflektuar edhe në uljen e kostove të provigjionimit dhe rritjen e përfitueshmërisë së bankave,ben te ditur ne njoftmin e saj AAB. /ATSH/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
48.4%
-
Gafë
47.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 1756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02