PRISHTINË, 17 Qershor /ATSH/.-Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk pranon të dalë vullnetarisht para gjykatësit slloven.
Qëndrimi zyrtar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas njoftimit të dërguar nga partia që e drejton, është ky: "Pafajesinë e kam të dëshmuar ndërkombëtarisht. Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare. Sllovenët të pastrojnë sa më parë sistemin e tyre nga reliktet shpifëse të Beogradit, që datojnë që nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide. Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven është e papranueshme dhe shumë ofenduese, si për mua, po ashtu edhe për Kosoven"./b.j/ /a.ke/












