Zelimkhan Abakarov është nënkampion i Evropës në mundje. Sportisti i Shqipërisë nuk ia ka dalë në finalen e kategorisë 61 kilogramë kundër rusit Zavur Uguev. Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në kompleksin olimpik Feti Borova Complex, rusi, i cili garon nën flamurin e Komitetit Olimpik Kombëtar, fitoi 4-0 me pikë ndaj Abakarov.
Për Shqipërinë kjo ishte medalja e dytë e argjendtë, pasi një ditë më parë, të njëjtën medalje fitoi Islam Dudaev, i cili gjithashtu humbi finalen e kategorisë 65 kilogramë stil i lirë. Në këtë mënyrë Shqipëria e mbyll me 2 medalje të argjendta kampionatin evropian të zhvilluar në Tiranë, ndërsa për secilin sportist shkon si shpërblim shuma e 4 milionë lekëve.
Komente










