TIRANE- Rreth 800 mjekë, stomatologë dhe farmacistë, gjatë 5 viteve të fundit nuk kanë marrë asnjë kredit në konferenca apo botime shkencore dhe për këtë shkak rrezikojnë edhe vendin e punës.  Deklarata vjen nag drejtuesi i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, i cili thotë se këta profesionistë do të kenë afat deri në fund të vitit për të grumbulluar 150 kreditet, në të kundërt autoritetet e shëndetësisë në bazë të rregullave të vendosura më parë, jo vetëm që i pezullojnë nga puna, dhe këta mjekë nuk rilicensohen, por vendet e tyre të punës shpallen vakante.