'Abazaj ka nisur stërvitjen', Orges Shehi: Tirana duhet të përmirësohet, të gjithë kanë nevojë për pikë

'Abazaj ka nisur stërvitjen', Orges Shehi: Tirana duhet të përmirësohet, të gjithë kanë nevojë për pikë

Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Tirana dhe Teuta luajnë nesër në "Air Albania" për javën e 23-të në Superligë, me duelin që merr jetë në 17:00. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i bardhebluve. Orges Shehi ka vlerësuar kundërshtarin, duke folur edhe për gjendjen e lojtarëve të tij, duke mos harruar edhe derbin me Partizanin (6 mars). Pas 22 javëve të luajtura, Tirana kryeson me 40 pikë renditjen, ndërsa Teuta me 28 pikë mban vendin e shtatë.

"Si e shikoni këtë sfidë?

Pavarësisht situatave çdo ndeshje në kampionatin tonë është e vështirë. Është e vështirë sepse diferencat janë të vogla. Mendoj që nga ndeshjet e kaluara deri tani është një periudhë pak e gjatë. Jemi në një fazë, në një moment që të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikë. Ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të bërë më të mirën.

Gjendja e ekipit dhe lojtarëve?

Gjendja është e njëjtë. Na është kthyer në stërvitje Lulaj bashkë me grupin, që ishte i dëmtuar. Abazaj vazhdon fazën e rikuperimit. Është në stërvitje, por jo me grupin. Gjendja e lojtarëve të tjerë është e njëjtë si në ndeshjen e fundit.

Vendimin për Aleksin nga disiplina?

Ne ishim aty në fushë dhe me situatën që ndodhi nuk mendonim që Aleksi u ndëshkua për efektin e ndonjë gjesti antisportiv. Por disiplina i merr vendimet dhe në bazë të relacioneve që bëhen dhe kartoni i kuq direkt shpresonim mos të hynte në disiplinë. Por është një vendim që është marrë dhe në bazë të relacionit që çfarë shkruajnë delegatët ose gjyqtarët. Na mbetet vetëm që Aleksi të shlyejë dënimin dhe të kthehet me grupin. Do të donim që situata të tilla mos të përsëriten. Jo vetëm Aleksi, por kishte dhe lojtarë të tjerë që hynë në fushë për të shuar atë që ndodhi. Këto situata mos t’i kemi më prezentë, sepse për shkak të një keqkuptimi na dënohen lojtarët.

Si e vlerësoni kundërshtarin?

Është një kundërshtar që ka bërë mirë. Po ta shohësh renditjen, Teuta nga vendi i katërt është 3-4 pikë larg. Kështu që të gjitha skuadrat janë në valle për t’i shpëtuar zonës së ftohtë, por edhe për të kapur një vend që të çon në Kupat e Europës. Pra kampionati është një fazë që të gjitha skuadrat kanë objektivat. Të gjitha skuadrat kërkojnë të marrin maksimumin dhe kjo e bën çdo ndeshje akoma më të vështirë.

Nga derbi deri më tani Tirana ka pasur oshilacione. Ka ardhur koha që këto t’i lërë mbrapa?

Derbi është ndeshja e fundit e vitit të kaluar. Deri atë kohë ishim mirë, në pozita shumë të mira siç jemi dhe sot. Kur filloi janari na janë larguar shumë lojtarë. Plus dhe pjesa tjetër, dëmtimi i Abazaj, mendoj se kemi bërë mirë. Mund të merrnim më shumë. Kemi pasur 5 ndeshje të forta në transfertë. Nga këto kemi fituar tre dhe kemi humbur dy. Gjithmonë të përmirësohemi. Këto ndeshje që nuk kemi dalë me pikë kemi merituar më shumë. Në futboll ka shumë momente dhe do të ngulmojmë që të dalim me pikë dhe në bazë të kundërshtarëve, sepse kemi ndryshuar herë pas here modul. Nuk besoj se jemi në oshilacione të mëdha. Kemi interpretuar mirë lojën. Duhet të përmirësohemi. Edhe organika e skuadrës është ndryshuar shpesh", tha Orges Shehi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'