Abazi: Thaçi i hapi 'gropën' shokëve por ra vetë brenda! Klosi: Nuk duhet të politizohet, mendoni se çfarë do bëni në vijim

Ndërkohë i gjithë ky proces për të hetuar ish anëtarët e UÇK-së, për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi është një tentativë për të njollosur luftën dhe jo për të dënuar disa individë për krime konkrete. Sipas tij ka pasur një ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

"Ndërkombëtarët po e godasin Kosovën. Diskutohet shumë se janë serbët pas kësaj por nuk janë aq të fuqishëm që të bëjnë diçka të tillë. Nisur nga komandantët e rëndësishëm, bëhet fjalë për të gjithë organizatën e UÇK-së. Mua më duket se po njolloset lufta në Kosovë dhe jo për krime konkrete" - tha Klosi.

Por Bojken Abazi deklaroi se Hashim Thaçi ka dashur që të vendosë në kurth shokët e tij, pasi kishte siguri që nuk do të hetohej vetë, por ka rënë dhe ai pre në këtë hetim.

"Nuk jemi para një surprize. Ne ja kemi thënë në Kuvend. Në momentin që ti nre një gjykatë speciale vetëm për UÇK-në, ke qartazi një ndikim politik. Të gjitha paralajmërimet ua kemi thënë. Thaçi ka patur garancinë që nuk do të hetohet. Në një intervistë ai tha se nuk ka qenë në frontin e luftës. Kërkoi që të hapë gropën shokëve dhe më pas ra brenda dhe vetë" - deklaroi Abazi.

Klosi përgjigjet se kjo çështje nuk duhet të politizohet në këtë mënyrë. Ai tha se Kosova duhet të mendojë se çfarë do të bëjë tani.

"Nuk mendoj se është e vërtetë. Nuk duhet politizuar. Kjo që ka ndodhur mund të shihet nga shumë këndvështrime. Tani çfarë duhet të bëjmë ne. Atë që kemi në dorë. T'i thuash Hashimit tani që ka shitur shokët është e rëndë" - tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Aktakuzat nga Haga/ Bojken Abazi i Vetëvendosjes në Repolitix: Nuk është parë më parë një gjykatë e tillë! Gjoni: Ka ndërhyrje të shteteve pro ruse e pro serbe


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë