Aktakuzat nga Haga/ Bojken Abazi i Vetëvendosjes në Repolitix: Nuk është parë më parë një gjykatë e tillë! Gjoni: Ka ndërhyrje të shteteve pro ruse e pro serbe

TIRANË - Arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Krasniqi në Hagë si dhe publikimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale u bënë temë e diskutimit në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme ne Report Tv.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi deklaroi se rastet nuk duhet të gjykohen të veçanta por duhen trajtuar si fenomen i gjerë. Ai pretendon se në këtë hetim ka njëanshmëri nga ana e Gjykatës Speciale të Hagës.

Nuk kanë munguar dhe debate mes ish kreut të ShIK, Fatos Klosi dhe Bojken Abazit. Ky i fundit u shpreh se fillimisht Hashim Thaçi ka votuar për ngritjen e kësaj gjykate speciale pasi ishte i sigurt se nuk do të hetohej vetë, e duke i bërë 'gropën' shokëve të tij. Por për Klosin, kjo çështje nuk duhet të politizohet në këtë lloj mënyre por të mendohet se çfarë do të bëjnë në vijim.

Ndërkohë për deputetin Ralf Gjoni, i gjithë ky proces ka pasur ndërhyrje nga ndërkombëtarët kryesisht nga vende pro ruse dhe pro serbe. Gjatë mbrëmjes së sotme u publikua dhe aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportuan se të 4 figurat politike janë arrestuar.

Sipas aktakuzës së publikuar, ata akuzohen për krime lufte, vrasje e torturime gjatë luftës së Kosovës në periudhën e 1998-1999.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së/ Gjoni: Lojë e pistë politike! Ndërhyrje nga vende pro ruse e serbe! Prishin figurën e shqiptarëve

Për anëtarin e komisionit të jashtëm, Ralf Gjoni aktakuzat ndaj ish drejtuesve të UÇK-së është një lojë e pisët politike. I ftuar në Repolitix, ai deklaroi se këto aktakuza, të cilat ende janë nën hetim, ndikojnë në perceptimin e ndërkombëtarëve mbi Kosovën dhe Shqipërinë ku kanë një impakt shumë të madh dhe në marrëdhënie të ndryshme midis shteteve.

Sipas Gjonit, në këtë proces ka ndërhyrje nga shtete dhe instanca ndërkombëtare pro ruse dhe pro serbe për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve.

"Ajo që më ka shqetësuar është efekti që ka dhënë aktakuza në nivel mediatik për Kosovën dhe Shqipërinë. Nuk e shoh thjesht si një çështje ligjore. Gjykata e Hagës le të hetojë por jo të bëhet antishqiptare. Nuk e kam kuptuar se pse është ngritur kjo gjykatë. Ka qenë një luftë. Nisi si një rezultat i një represioni të madh. Një spastrim etnik nga Millosheviçi. Ishte një program i paramenduar gjenocidi ndaj popullsisë së Kosovës. UÇK-ja lindi për të mbrojtur popullsinë. Në luftëra ndodhin shumë gjëra. Në shumë luftëra në shtete të tjera ka ndodhur shumë ngjarje por tani nuk do të kërkojmë gjykata speciale për çdo politikanë. Nuk na takon si shqiptar që të konsiderojmë krime në luftë, kur ende janë nën hetim. Është një lojë e pisët politike që do vazhdojë shumë në kohë. E gjithë kjo ngjarje është pasqyruar në mediat ndërkombëtare duke i cilësuar si kriminelë. Ajo që më shqetëson është që këtu mban erë të disa forcave ndërkombëtare pro ruse dhe pro serbe. Ne jemi jo vetëm në një luftë juridike, por jemi në një luftë PR prej vitesh. Mbi këto fabula ndërtohen dhe fabulat e integrimit europian që ndikojnë në perceptimin e ndërkombëtarëve" - tha Gjoni.

Ora 21:33
Abazi: Thaçi i hapi 'gropën' shokëve por ra vetë brenda! Klosi: Nuk duhet të politizohet, mendoni se çfarë do bëni në vijim

Ndërkohë i gjithë ky proces për të hetuar ish anëtarët e UÇK-së, për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi është një tentativë për të njollosur luftën dhe jo për të dënuar disa individë për krime konkrete. Sipas tij ka pasur një ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

"Ndërkombëtarët po e godasin Kosovën. Diskutohet shumë se janë serbët pas kësaj por nuk janë aq të fuqishëm që të bëjnë diçka të tillë. Nisur nga komandantët e rëndësishëm, bëhet fjalë për të gjithë organizatën e UÇK-së. Mua më duket se po njolloset lufta në Kosovë dhe jo për krime konkrete" - tha Klosi.

Por Bojken Abazi deklaroi se Hashim Thaçi ka dashur që të vendosë në kurth shokët e tij, pasi kishte siguri që nuk do të hetohej vetë, por ka rënë dhe ai pre në këtë hetim.

"Nuk jemi para një surprize. Ne ja kemi thënë në Kuvend. Në momentin që ti nre një gjykatë speciale vetëm për UÇK-në, ke qartazi një ndikim politik. Të gjitha paralajmërimet ua kemi thënë. Thaçi ka patur garancinë që nuk do të hetohet. Në një intervistë ai tha se nuk ka qenë në frontin e luftës. Kërkoi që të hapë gropën shokëve dhe më pas ra brenda dhe vetë" - deklaroi Abazi.

Klosi përgjigjet se kjo çështje nuk duhet të politizohet në këtë mënyrë. Ai tha se Kosova duhet të mendojë se çfarë do të bëjë tani.

"Nuk mendoj se është e vërtetë. Nuk duhet politizuar. Kjo që ka ndodhur mund të shihet nga shumë këndvështrime. Tani çfarë duhet të bëjmë ne. Atë që kemi në dorë. T'i thuash Hashimit tani që ka shitur shokët është e rëndë" - tha Klosi.

Ora 21:26
Aktakuzat nga Haga/ Bojken Abazi i Vetëvendosjes në Repolitix: Nuk është parë më parë një gjykatë e tillë! Duhet të hetohen strukturat kriminale të Serbisë

Ditën e sotme në Hagë u dërguan ish pjesëtarë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Për Drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi rastet nuk duhet të gjykohen të veçanta por duhet trajtuar fenomeni i gjerë.

I ftuar në emisionin Repolitix, Abazi deklaroi se nuk ka patur asnjë gjykatë tjetër si Gjykata Speciale e Hagës dhe se hetimi po bëhet në mënyrë të njëanshme. Ai shprehet se duhej që të hetoheshin dhe ato të cilat ai i quan struktura kriminale të Serbisë duke filluar nga Presidenti Vuçiç.

"Nuk duhet trajtuar vetëm individualisht. Gjykata speciale është një nga padrejtësitë më të mëdha për Kosovën. Për këtë kanë kontribuar dhe deputetët e Kosovës. Ne kemi votuar kundër tre herë, në prill kur u bë dhe gjykata. Kemi votuar në qershor kundër. U miratua një Gjykatë e padëgjuar më parë. Nuk ka tjetër rast, duke eleminuar gjykatën e Nurnembergut. Ka patur një gjykatë speciale të kërkuar nga Libani pas vrasjes së kryeministri i vendit. OKB u përgjigj se nuk duhet gjykuar si një rast i izoluar. Kjo nuk ndodh me gjykatën e Hagës. Duhet të ishte së paku mundësia e hetimit të të gjithë strukturave kriminale të Serbisë. Serbia ka një President, një kriminel lufte pa treguar asnjë pendesë. Ne duhet të shohim interesat tona kombëtare. Mënyra se si vendoset gjithçka në rrezik, ka kosto të mëdha.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 06/11/2020 09:57

    O hans klosi,edhe ti duhet te pergjigjesh ne nje gjykate per vrasje. Prandaj shko e tako ne burgun e Burrelit ish vartesin tend te perzgjedhur nga dora jote Marjan Rrokun i denuar perjete per vrasje te nenes dhe se bijes e qe nga Ti e institucioni SHIK qe drejtoje e paise me dokumenta fallso per ne SHBA. Bisedoje nje here nese kjo ceshtje mund te cilet nga drejtesia si mund te mbrohesh o hansklos?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë