Abdiu:Bashkimi kombëtar vështirësi
juridike,AK ka interesa politike

Abdiu:Bashkimi kombëtar vështirësi <br />juridike,AK ka interesa politike
Kërkesa e Aleancës Kuqezi në KQZ për një referendum për bashkim kombëtar paraqet shumë vështirësi juridike dhe duket më tepër e shtyrë nga interesa zgjedhore. Eshtë ky mendimi i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, aktualisht dekan i universitetit Illyria.

Në një intervistë për A1Report, Abdiu shpjegoi se pavarësisht nga formula për federatë me dy njësi, bëhet fjalë për ndryshim kufinjsh gjë për të cilën Kushtetuta nuk lejon referendumet.

“Nuk mund të flitet për bashkim kombëtar pa pranuar se edhe nëpërmjet kësaj formule do të ketë rikonceptim të territorit të vendit. Po të flitet për një riorganizim të tillë flitet për ndryshime themelore të rëndësishme të Kushtetutave të dy vendeve, sepse ne pranojmë, kemi shënuar në dispozita të para të Kushtetutës se vendi ynë është vend unitar, “ u shprehet ai.

Kostitucionalisti i njohur, tha se s'mund të pretendohet që një iniciativë e tillë të ketë sukses pa bindur më parë, përmes argumenteve politike e juridike, komunitetin ndërkombëtar mbi nevojën e një akti të tillë.

Në fjalën e tij ai shprehet: “Sot për sot them që sot është një mjet politik që shoqërohet nga një dëshirë e madhe që rrok dashurinë e gjithë shqiptarëve për një problem, për një bashkim, për të përfituar për interesat e periudhës zgjedhore dhe më tepër për të qenë kurdoherë të parët në një nismë të tillë, për të ruajtur autorësinë e një kërkese të tillë.”

Fehmi Abdiu gjithashtu theksoi se çështja është e një rëndësie të madhe politike e juridike, por nuk kuptohet natyra dhe lloji i referendumit të kërkuar.

(i.m/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha