ABI Bank dhuron respiratorë për shëndetësinë shqiptare (VIDEO)

Banka Amerikane e Investimeve dhuroi sot tre pajisje respiratore për terapi intensive, të cilat i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor për të rritur kapacitetet e tij në përballjen me situatën e krijuar nga COVID-19, por edhe në shenjë falenderimi për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale, Mira Rakacolli, vlerësoi kontributin e dhënë nga ABI Bank në këto ditë jo të lehta për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Çmojmë përgjegjësinë sociale që Abi Bank ka treguar në ndihmë të sistemit tonë shëndetësor në përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID19. Një kontribut që do t’i vlejë gjatë sistemit shëndetësor publik, jo vetëm për përballimin e kësaj situate emergjente”, tha Rakacolli

Drejtoresha e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank, Vilsa Lika tha se kjo ndihmë është një falenderim për heronjtë e bluzave të bardha që po luftojnë kundër pandemisë.

“Moto e ABI Bank ka qenë dhe është Investo në Optimizëm! Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falënderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këto pajisje respiratore që dhurojmë sot do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar. ABI ju thotë nga zemra të gjithë mjekëve dhe infermierëve: Faleminderit dhe ju lumtë!”, tha Vilsa Lika

Ky dhurim i Bankës Amerikane të Investimeve, vjen në vazhdimësi të një angazhimi të përhershëm në mbështetje të projekteve dhe nismave që shkojnë në ndihmë të komunitetit. Ndihma që ofrohet këto ditë të vështira për sistemin shëndetësor, konsiderohet nga Banka Amerikane e Investimeve si një detyrim për një biznes që mbart vlerat e përgjegjshmërisë në raport me shoqërinë e komunitetin në shërbim të të cilit është.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 25/04/2020 02:57

    Kishe porositur 54 cope aspiratore,,ku i ke o kryeminister shkerdhate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja