Abigeila Voshtina, koncert në
violinë me tre klasikët e “vështirë”

Abigeila Voshtina, koncert në<br />violinë me tre klasikët e “vështirë”
TIRANE- Ideja e drejtores artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina, instrumentistëve dhe dirigjentit të njohur të orkestrës Edmond Doko, është që t’ua shkundin pluhurin nga bibliotekat klasikëve. “Autorë të njohur klasikë, por me vepra të paluajtura më parë”, është mënyra që ata kanë zgjedhur për të shpalosur koncertet e njëpasnjëshme të sezonit artistik të TKOB-it.

Për mënyrën sesi e kanë realizuar gjatë këtij sezoni artistik fjalën e fundit mund ta thotë kritika e artit, sepse muzika klasike nga natyra e saj është shumë specifike. Megjithatë duket se Teatri i Operës po gëlon nga puna me provat, shfaqjet e baletit dhe koncertet. Vetë drejtorja artistike Abigeila Voshtina do të ngjitet në skenë me interpretimin e saj si soliste në violinë.

Pas shfaqjes së baletit “Risveglio dell'Umanita” që u ngjit mbrëmë dhe do shfaqet nesër sërish në TKOB, Voshtina dhe stafi artistik kanë përzgjedhur tre autorë “të vështirë” për të intepretuar. Ata janë Mozart, Domenico Cimarosa dhe Alessandro Rolla. Për drejtuesit e TKOB-it këta konsiderohen si tre kompozitorët e përzgjedhur që që do të vijojnë projektin e kthimit të klasikëve në Opera. Për koncertbërësit kjo lloj përzgjedhje vjen edhe si një sprovë me vepra jo të zakonshme.  

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit