Absurditeti shqiptar

Absurditeti shqiptar

Tranzicioni demokratik në Shqipëri, është pak ta thuash, se vazhdon të shoqërohet me absurditete, që nisin nga politika,ndryshimet sociale, ligjore, dhe gjithçka lidhet me problemet që lindin çdo ditë. Bëhen zgjedhje, nuk pranohet rezultati, mohojnë pjesëmarrjen, sulmojnë fituesit. Formohet qeveria, akuzojnë ministrat, dalin në sheshe për kauza absurde “mandatet e vjedhura”. Nis një investim, bllokojnë rrugën, përleshen me policinë, dalin me megafon në oborrin e Parlamentit, ftojnë ministrat dhe deputetët të dalin nga salla, ndryshe do ti gjejë “belaja”. Shpallet një projekt që lehtëson trafikun, strehimin, punësimin, që gëzon fëmijët dhe rininë, nisin protestat, shajnë me libër shtëpie kryetarin e bashkisë, projektuesit, zbatuesit, kryeministrin. Ftohen të takojnë kreun e qeverisë, zihen dhe ofendojnë njëri-tjetrin, duke mos rënë dakort për ata që do të kenë fatin “të takojnë të madhin”. U japin ofertën e zgjidhjes së problemit, u afrojnë kontratën joshëse, por sërish nuk pranojnë pasi duan “thelë të madhe”. Dhe pa asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kanunore po të duan, dalin dhe ulurasin, kërcënojnë dhe japin ultimatume. Por shteti dhe ligji veprojnë. Ata pastaj bien në ujdi, por rrumpallën e bënë, dhuna verbale dhe fizike dha efektet e veta. Mes tyre shohim ata,“shpëtimtarët e situateve”,që sapo erdhën në pushtet në 1992, lëshuan kushtrimin “zbrazni fshatrat, mos punoni tokat, shisni gjithçka dhe ejani në Tiranë, këtu keni toka, banesa, magazina, dhe pasaportizohuni, ju i duheni partisë”. Dhe ashtu bënë.

Erdhën, zunë trojet dhe tokat e ish-pronarëve, ndërtuan, u zgjeruan, e pasaportizuan. I kthyen edhe kallashin në disa raste ish-pronarit që erdhi i tronditur të kërkonte llogari “ç’kërkoni në tokën time”. Dhe ja pas kaq vitesh, nuk dëgjojnë të largohen, nuk pranojnë të marrin as ofertën e mrekullueshme të bashkisë apo qeverisë. Sërish mes tyre ata, që shkaktuan rrumpallën urbane, ata që qeverisnin duke zaptuar troje dhe pasuri ligjore, duke mos pyetur për askënd. Prej 30 vitesh, mbi 1200 ish-pronarë dergjen dyerve dhe korridoreve të prokurorive dhe gjykatave, tundin letrat origjinale të pronave dhe nuk i marrin dot. Përse ? Sepse u janë zaptuar, u janë tjetërsuar nga ata që sot bëhen “avoketër” të atyre që braktisën fshatrat dhe erdhën në Tiranë, Durrës, e gjetkë për “jetë qyteti”, pa e ditur çfarë i priste. Pa e ditur se, “jeta në qytet, ashtu si në fshat, ka ca norma, rregulla dhe ligje”. Dhe absurditeti vazhdon.

Nuk ndalen tubimet e atyre, që ngritën në tokën me pronar, vilat 2 dhe 3 katëshe, lokalet, dhe bizneset, duke thënë se “i kemi me leje, i kemi blerë me para në dorë nga persona që nuk i njohim, duam dëmshpërblim 100 per qind”. Por harrojnë se, ish-pronarët (shumica e të cilëve sot nuk rrojnë si pasojë e rropatjeve) kanë 30 vjet që nuk marrin as 1 cm tokë,që e kanë me tapi Turqie apo Mbretërie të trashëguara nga gjysh-stërgjyshi. Një prej kërkesave të vazhdueshme të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për të gjitha qeveritë e Shqipërisë prej 30 vitesh, mbetet ajo e “rikthimit të pronës tek i zoti”, si kusht i vazhdimit të procedurave integruese, dhe thithjes së investimeve të huaja. Nuk mund të mendosh dhe besosh se, sot pas afro 31 vitesh nga përmbysja e sistemit komunist, të vazhdosh të trajtosh zaptuesit e pronave të ligjshme, si “viktima”, dhe të trajtosh si “njerëz të bezdizshëm” ata që presin tu rikthehet prona e të parëve.

Tirana dhe çdo qytet i vendit, duhet të çlirohet nga mentaliteti absurditetit dhe shpresa e venitur e atyre që zbritën, zaptuan dhe legalizuan, pa zbatuar ligjet trojet e ish-pronarëve. Në demokraci, shteti ligjor nuk e pranon dhe legjitimon zaptuesin si “viktimë”. Çdo i tillë, duhet të përballet me penalitete dhe jo “avokati” që synon destabilizimin , pengimin dhe bllokimin e investimeve që i shërbejnë shumicës së popullsisë vendit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alma tirane: 15/02/2022 13:15

    BRAVOO

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 14/02/2022 17:28

    Kështu ndodh kur merr inferiorë të shoqërisë dhe i vendos në krye të vendit! Ata do bëjnë çdo gjë që më parë nuk ua mundësonte qenia e tyre qesharake,për t'u treguar të gjithëve se çfarë zotërie pat qenë por nuk e patëm njohur! Sjellja e hordhive malësore dhe fshatare me trojet dhe pronat në Shqipëri,reflekton origjinën tonë si zaptuesh tokash me pagesë për llogari të të tjerëve,në histori dhe deri sot! Lëshimi si shtazë në tokën,mallin, varret e të tjerëve është vetëm shprehje inferioriteti që kafshon,prandaj mos t'i biem vërdallë, nuk zgjidhet me artikuj kjo punë! Duhet një shëmbull lemerisës,si darka e Odiseut! Aq e fortë duhet goditja ndëshkuese ndaj këtyre hordhive sa të mos u shkojë për shumë vite ndërmend të marrin torbat e të sulen në mall të botës, nëse nuk bëhet...kot e keni...di dhia çfarë është tagjia?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare