'Abuzime me dy shkollat e dëmtuara nga tërmeti', PD në Thumanë dhe në Borizanë: Prokuroria të nisi hetimet, u zhdukën 1 milion euro (VIDEO)

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi qeverinë dhe Bashkinë e Krujës për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit, duke thënë se janë mbi 1 milion euro të zhdukura. Këto pretendime PD i ngre pas dëmeve të tërmetit ku sipas tyre dëmtimet nxorën në pah vjedhjet dhe korrupsionin e fondeve publike. Sipas tyre dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe në Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi.

Më ane të ish deputetes Albana Vokshi, PD deklaron se në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare “Ramazan Jangozi” kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, sipas saj ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.

Sipas tyre e njëjta situatë është edhe në Borizanë. Pak ditë pas tërmetit pritej inaugurimi i saj, por tani ajo është e shkatërruar.Ndër të tjera përfaqësuesit e PD shprehen se nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë kohës së mësimit, pasojat do të ishin katastrofike.

PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për këto dy shkolla, për 1 milionë eurot që sipas tyre janë të zhdukura, për këdo që ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve.

Denoncimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike nga Thumana dhe Borizana:

DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANĒ

Shkolla ka qenë dy katëshe. Rikonstruksioni i është bërë para një muaji e gjysmë. Është shembur, me datë 27 Nëntor nuk ka pasur asnjë tullë. Kështu siç është tani, e kanë pastruar e kanë mbuluar me çakull, se përse, e dinë vetë këta. Nëse do të shembej ditët kur fëmijët do të ishin në mësim, 200 fëmijë ishin këtu, do të kishim masakër. Është shembur pasi është bërë rikonstruksioni.

ALBANA VOKSHI, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANË

Nga informacionet që ne kemi, rikonstruksioni ka kushtuar mbi 580 milionë lek, nëse shtojmë edhe fondet për kompaninë që mbikëqyr punimet, në total mbi 650 milionë lekë. Tani është një shkollë fantazëm. Nuk ekziston. Nëse tërmeti do të ndodhte ditën dhe qindra fëmijë do të ishin në shkollë, kosto humane tek fëmijët do të ishte katastrofike, shto këtu edhe mësuesit, sepse edhe mësuesve duhet t’u sigurohen kushte mësimdhënie me standarde.

Jemi këtu për të denoncuar një histori tjetër vjedhje, abuzimi financiar, korrupsioni.

Shkolla 9 vjeçare Ramazan Jangozi për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lek ose 600 mijë euro u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruksionit, sepse është një histori vjedhjeje dhe korrupsioni galopant, mund ta quajmë edhe një akt kriminal, ky është një akt i pastër kriminal l, sepse mund të kishte pasoja katastrofike mbi fëmijët tanë.

Tashmë kjo shkollë nuk ekziston, dokumentacioni i tenderit është zhdukur nga sistemi. Duket sikur ky proces tenderimi nuk është bërë asnjëherë. Dikush nga lart ka urdhëruar jo vetëm që të shembë brenda natës shkollën për të zhdukur gjurmët e krimit por që të zhduken të gjitha dokumentet në sistem.

Kjo është arsyeja që ne si PD nxisim prokurorinë që të kryejë hetime të thelluara mbi çdokënd që ka firmosur e vulosur që nga procesi i tenderimit të këtij rikonstruksioni të shkollës, që nga projektuesit që nga ata që e kanë kontrolluar, kolauduar, certifikuar dhe, së fundmi, e kanë marrë në dorëzim shkollën, e cila u dëmtua nga tërmeti dhe u zhduk të nesërmen me urdhër nga lart. Ne nxisim prokurorinë të hetojë, të çojë para drejtësisë çdokënd që ka cenuar jetën e fëmijëve. Çdokush duhet të shkojë para drejtësisë, çdokush që kryen një krim duhet ndëshkuar.

Partia Demokratike do të jetë në terren për të denoncuar të gjitha rastet e abuzimit dhe të vjedhjes me fondet e taksapaguesve jo vetëm të Thumanës, të Krujës por edhe taksapaguesve shqiptarë, sepse rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me Bashkinë Krujë.

Ne do të jemi në terren, do t’i denoncojmë të gjitha këto akte abuzimi dhe akte vjedhjeje për të siguruar që të gjitha shkollat jo vetëm në zonat e dëmtuara nga tërmeti, por të gjitha shkollat në Shqipëri të jenë të certifikuara përsa i përket sigurisë së konstruksionit dhe sigurisë së ndërtesave, sepse nëse një qeveri nuk siguron dot jetën e fëmijëve duhet të bjerë dhe duhet të ikë.

DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË

Shkolla tjetër këtu ngjitur është ndërtuar në vitin 2011, nuk ka luajtur asnjë suvatim. Ka kushtuar më pak se rikonstruksioni i kësaj.

ALBANA VOKSHI, BORIZANË

Shkolla e mesme e bashkuar e Borizanës e cila sot është me dyer të mbyllura dhe mbi 500 fëmijë sot mësojnë në Fushë Krujë ose në Thumanë, shkolla e zhdukur tashmë e kthyer në një shkollë fantazëm e Thumanës, Bubqit, shkollat e tjera të cilat janë shndërruar tashmë në rrënoja apo u është vënë shiriti i mbylljes, janë pasoja jo të tërmetit, por të tërmetit të hajdutërisë dhe korrupsionit galopant. Këto shkolla të mbyllura apo shkollat e rrënuara të shkatërruara e kanë rrëzuar propagandën e Edi Ramës, Artur Bushit dhe kryetarëve të tjerë të bashkive dhe qeveritarëve të ngjashëm të tyre.

Këto shkolla janë dëshmi se me propagandë, me ngjyra të ndezura nuk sigurohet dot jeta e fëmijëve, ndaj e përsëris apelin, duhet hetuar dhe çdokush që ka cenuar jetën e fëmijëve duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe duhet të dënohet.

Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 29/12/2019 12:24

    zonja Vokshi mire ben qe deklaron ne twlevizion per korrupsin ne rikonstruksionin e shkollave ,por fjalet i merr era.Opozita ka mision te kritikoj qeverine dhe te jap alternativa ,keshtu ju mund te beni padi penale per rastin konkret se dryshe prokuroria nga ana ligjore nuk mund te hetoj rastin ne fjale

    Përgjigju
  • Gruja me fytyr burri: 28/12/2019 18:59

    Çfar tmerri kush do me bo politik kjo ... më e madhe e pd albana vokshi me fytyr burri të shëmtuar. Hajdute e pa ngopur e lef si qen bastard pa pushim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat