Abuzimet e ish-drejtuesve të
“Alba Film”. Firojnë 25 mln lekë

Abuzimet e ish-drejtuesve të<br />“Alba Film”. Firojnë 25 mln lekë
TIRANE- Tre ish-drejtorë të “Albafilm” përgjatë periudhës 01.01.2013 deri më 31.12.2014 janë paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim detyre dhe falsifikim dokumentash, me një dëm që kap vlerën e mbi 25 milionë lekëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori Fatmir Musajin, Vladimir Llakaj dhe Xhulieta Vathin, të cilët në periudhën që kanë qenë në krye të këtij institucioni  akuzohen për një sërë shkeljesh me dëm financiar.

“Nga auditimi i realizuar në janar 2013 deri në 31 dhjetor të 2014 janë konstatuar shkelje administrative, financiare dhe papërgjegjshmëri e lartë në menaxhimin e pasurisë së vënë në dispozicion të kësaj shoqërie”, shkruhet në padinë e KLSH-së, ku me tej është detajuar se “Nga auditimi i realizuar në periudhën janar-tetor 2013 është konstatuar se janë  shkelje ka pasur në dhënien e ambjenteve me qera të kësaj godine, duke sjellë një dëm prej 1006 mijë lekësh në vit.

Auditimi konstatoi se kjo pasuri e madhe kombetare, jo vetëm  është e paiventarizuar, por konstatuan se ruhet në kushte tejet të papërshtatshme dhe   degratuese të cilat tregojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri administrative, por flasin për mungesë të ndërgjegjes së njerëzve të cilët patën në dorë ta administronin këtë pasuri”.

Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në marrjen në punë të personave me kontrata provizore, pa miratimin paraprak të Këshillit Mbikëqyrës. Marrja në punë e punonjësve party time si arkitekt, specialist finance, jurist krahas atyre të miratuar në strukturë, si dhe 21 punonjës magazine pa asnjë justifikim, pa argumentuar punën e tyre duke i rënduar kështu shoqërisë me shpenzime deri në 2.5 mln lekë.

Madje auditimi ka konstatuar se vetë ish-administratorja Xhulieta Vathi krahas pagesës ka përfituar pension invaliditeti. Një fakt i rëndë që e rëndon padinë për tre ish-dretuesit është se në Albafilm nuk është kryer prej vitesh procesi i inventarizimit të plotë të aktiveve të kësaj shoqërie sidomos përsa i përket inventarit fizik të filmave: Ndonëse në bilanc vlera e këtyre bobinave të filmit figuronte në 574,488,052 lekë, realisht si pasojë e mungesës së kryerjes së një inventari të plotë fizik, nga ana e “Albafilm” sh.a nuk dihej me saktësi numri dhe lloji i bobinave të filmit të cilat ishin akoma në ambientet e shoqërisë.”, shkruhet në këtë padi.

Në përfundim të auditimit, rezultoi se shoqëria Albafilm Sh.a ka dështuar në përmbushjen e misionit për të cilën është krijuar, shërbimin e filmit,duke devijuar aktivitetin drejt një shoqërie që realizon të ardhura nga qiratë për objektet të cilat i ka në pronësi por që i kanë kaluar në përdorim operatorëve ekonomikë  bazuar në marrëveshjet e qerasë me METE si dhe faktin që pasqyrat financiare na rezultuan se nuk japin me vërtetësi gjendjen pasurore dhe nuk tregojnë me besnikëri performancën.”

Sipas raportit të KLSH-së abuzime nga këta drejtorë janë bërë edhe në inventarizimin e materialeve dhe mallrave që ky institucion ka pasur në magazinë. Albafilm në këtë periudhë nuk ka kryer prej vitesh një proces të inventarit fizik të filmave të cilët ruheshin në kushte tejet të papërshtatshme.

Pas auditimit në Albafilm KLSH rekomandon shpërblim dëmi në shumën 25 mln lekë të rinj për të tre drejtorët.
Për të gjitha këto shkelje, sipas KLSH përgjegjësi mbajnë Fatmir Musaj,Vladimir Llakaj dhe Xhulieta Vathi, të cilët në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore dhe nënligjore kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të kodit penal.

Auditimi i Kontrollitë të Lartë të Shtetit në “ALBAFILM” sh.a Tiranë ka nisur me temë “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar” për periudhën 01.01.2013 deri më 31.12.2014. Në përfundim të këtij auditimi KLSH ka rekomanduar 20 masa organizative, 21 masa shpërblim dëmi në shumën 25 milionë lekë dhe marrjen e masave përkatëse disiplinore nga ana e organeve drejtuese të kësaj shoqërie ndaj të gjithë punonjësve të “Albafilm” të cilët janë konstatuar me shkelje në raportin e auditimit.
 
Auditi/Konstatimet
 
-“Albafilm” sh.a nuk ka respektuar procedurat ligjore në nënshkrimin e kontratave të dhënies së ambienteve me qira ndaj subjekteve të ndryshme private.
 
-Nuk është kryer prej vitesh procesi i inventarizimit të plotë të aktiveve të kësaj shoqërie sidomos përsa i përket inventarit fizik të filmave.
 
-Fiktivitet i ripërsëritur përsa i përket veprimeve të kryera dhe blerjeve të objekteve nëpërmjet arkës së “Albafilm”.
 
-Abuzime në organikën e “Albafilm” sha: figuronin të punësuar dy juristë me kohë të plotë dhe një jurist me kontratë të përkohshme.
 
-Marrja në punë e ish-administratorëve të “Albafilm” sh.a. është bërë pa miratim paraprak të Këshillit Mbikëqyrës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf