Abuzimet me ndërtimet, arrest
shtëpie Hoxhës, lihet i lirë Dajti

Abuzimet me ndërtimet, arrest<br />shtëpie Hoxhës, lihet i lirë Dajti
TIRANË – Dy drejtuesit e inspektoriateve Ndërtimore, atij të Tiranës Florenc Hoxha dhe Kombëtarit Zydi Dajti, janë njohur me masat e sigurisë ndaj tyre në Gjykatën e Tiranës ku sipas gjykatës Hoxha duhet të qëndrojë me “arrest shtëpie”, ndërsa Zydi Dajti me masë “detyrim paraqitje”, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dajti dhe Hoxha kanë deklaruar në Gjykatë se akuzat ndaj tyre janë të pabazuara, ndërsa për organin e akuzës hetimet mbeten ende të hapura.

....
Florenc Hoxha
(Në foto: Florenc Hoxha)

Gjykata vendos "arrest shtëpie" për kreun e INUV Florenc Hoxha
Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë ndaj kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Kjo masë lehtësuese erdhi pas kërkesës së avokatit se nuk ka prova për përfshirjen e Hoxhës në akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me ndërtimet në kryeqytet. Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca me dyer të mbyllura, dy ditë pasi Hoxha u vu në pranga me urdhër-arresti nga Gjykata, pasi ndaj tij janë depozituar 6 kallëzime penale. 

Përballë këtyre akuzave, Florenc Hoxha mbrohet nga avokati Ivi Kaso. Kaso deklaroi se Masa e sigurisë është e padrejtë dhe se Hoxha mund të gjykohet edhe në gjendje të lirë.

Gjyqtar i çështjes ishte Artan Laze, ndërsa prokuror Ardian Braho.

Ivi Kaso
(Në foto: Ivi Kaso, avokati i Florenc Hoxhës)

Kaso: Akuzat ndaj Hoxhës të pabaza
Në përfundim të seancës gjyqësore të Florenc Hoxhës, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, avokati i tij Ivi Kaso tha se gjykata vendosi për gjykim në gjendje të lirë, pasi sipas tij akuzat ndaj klientit të tij ishin të pabaza. Duke folur në dalje të seancës, Kaso tha se prokuroria nuk kishte fakte konkrete të Hoxhës, ndaj këtu ishte bazuar edhe kërkesa e palës mbrojtëse të kreut të INUV.

“Pretendimi jonë është bazuar në 2 pika kryesore. E para akuza ishte e pabazuar në fakte nga prokuroria. Ndërsa e dyta akuza ishte edhe e papërshtatsheme sepse kërkonte masë arrest me burg, kur kjo masë merret kur nuk ka masë tjetër më të lehtë. Gjykata e njohu kërkesën tonë për gjykim në gjendje të lirë.” tha Kaso

dajti
(Në foto: Zyhdi Dajti, Kreu i INUK)

Gjykata vendos "detyrim paraqitje" për kreun e INUK  Zyhdi Dajti
Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e siguriës edhe për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje". Dajti u vetëdorëzua dje në komisariatin e Vlorës, pasi gjykata kishte nxjerrë urdhër arresti nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Eridian Salianji
(Në foto: Eridian Salianji avokati i Zyhdi Dajtit)

Dajti u përfaqësua në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, nga avokati Eridian Salianji. Gjyqtar i çështjes ishte Artan Laze, kurse prokuror Ramadan Troci

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar