Abuzimet/ Rama: Universiteti i Tiranës dhe Elbasanit harxhojnë 6 mln euro për rojet

Abuzimet/ Rama: Universiteti i Tiranës dhe Elbasanit harxhojnë 6 mln euro për rojet

Kryeministri Edi Rama

Një nga shqetësimet e studentëve të parashtruara edhe te tetë kërkesat është edhe rritja e investimeve në arsimin e lartë. Studentët kanë kërkuar rritje deri në 5% të GDP-së të buxhetit për arsimin. Por për kryeministrin Edi Rama kjo është e pamundur për këtë dhe vitin e ardhshëm. Duke iu referuar shifrave, kreu i qeverisë ngriti shqetësimin se fondet shpërdorohen në universitete. Ai solli në vëmendje se Universiteti i Tiranës dhe ai i Elbasanit kanë shpenzuar 6 milinë euro për sigurinë.

"Si janë shpenzuar paratë në Universitete? Janë 6 mln euro. Shqipëria harxhon 200 mln euro për të gjithë sistemin e sigurisë në kufij, radarë, ushtri, polici. Kurse Universiteti i Tiranës dhe Elbasanit kanë shpenzuar 6 mln euro për rojet. Çfarë studimesh të fshehta bëhen në laboratorët tuaj që po na i kapi armiku morëm veten në qafë që duhet të kemi kaq shumë roje?", u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Protesta/ Rama nisi dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: S'e çojmë dot buxhetin 5%


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson