Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve për të lypur, policia dhe bashkia Tiranë plan masash për t'iu dhënë ndihmë e larguar nga rruga

Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve për të lypur, policia dhe bashkia Tiranë plan masash për t'iu dhënë ndihmë e larguar nga rruga

TIRANË- Fenomeni i fëmijëve në situatë rruge, që i ekspozon të miturit ndaj formave të dhunës abuzimeve, shfrytëzimit dhe trafikimit, është në fokus të policisë së Tiranës dhe të bashkisë.

Grupe të përbashkëta nga policia e rendit, ajo bashkiake e Tiranës dhe shërbimet sociale, do të jenë në terren për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, në zbatim të një plani masash për të parandaluar këtë fenomen që i ekspozon të vegjlit ndaj formave të dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit.

Në një mbledhje në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryepolicit të Tiranës Tonin Vocaj, përveç dhënien e ndihmës së menjëhershme me hetimin e rasteve, do të referohen në organet kompetente për të vënë përballë drejtësisë përgjegjësit, qofshin prindërit apo kujdestarët ligjorë.

‘Nisur nga fenomeni i fëmijëve në situatë rruge, situatë e cila i ekspozon fëmijët ndaj formave të dhunës, abuzimeve, shfrytëzimit dhe trafikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një plan masash të përbashkët, për parandalimin dhe trajtimin e këtij fenomeni, në kryeqytet.

Ky plan masash ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit në situatë rruge, identifikimin dhe dhënien e ndihmës së menjëhershme, si dhe referimin e rasteve në organet kompetente.

Gjithashtu ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e fenomenit të lypjes nga fëmijët, në rrugë, rritjen e ndërgjegjësimit të gjithësecilit për këtë fenomen, si dhe zbatimin e ligjit për procedimin penal të prindërve ose të kujdestarëve ligjorë të fëmijëve, nëse do të konstatohen raste të shfrytëzimit të tyre.

Në kuadër të këtij plani masash janë ngritur grupe pune të posaçme me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të komisariateve në varësi të saj, të Skuadrave të Terrenit të Shërbimeve Sociale dhe të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë një rol kyç në ecurinë e këtij procesi. Këto grupe pune po monitorojnë terrenin, me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës së menjëhershme, referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët). Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë