Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia pyeti ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, nëse Shqipëria po punon për rifitimin e fondeve IPARD3 nga Bashkimi Europian, pasi u ndërprenë në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare.
Kapri: IPARD3,112 mln euro, është bllokuar nga be me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e ipard2, konkretisht shefi i OLAF ka folur për 33 mln euro abuzime, nuk do të disbursohen 112 mln euro. .Ju si ministre përgjegjëse, sa jeni marrë me këtë cështje dhe cfarë garancish kemi që në 2026 ta kemi ipard3 sepse nuk e kemi në projekt-buxhet?
Spiropali: Ajo që dihet me sihur iështë se me shumë gjasë më 17 nëntor, Shqipëria do të celë grupkapitullin e fundit, atë të burimeve bujqësisë dhe kohezoniit. Nga komisioni Evroopian gjykohet se në këtë fushë Shqipëria është gati. Shqetësimi është adresuar edhe me auditim të brendshëm dhe nga BE, nnga strukturat ligjzbatuese të tyre. Presim prej tyre përgjigjet për këtë cështje. Pra auditim nga BE dhe strukturat e tjera, të ministrisë, të BE, të SPAK-ut, dhe të audituesëve europianë. Do kemi një raport përfundimtar.
Lajmi kryesor:
Spiropali: Në vitin 2026, ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE! Po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit brenda nëntorit











