Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar.Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026.

Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare.

“Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali.

Gjithashtu, Spiropali bëri me dije se po punohet nga ana e Shqipërisë për hapjen e grupkapitullit të fundit brenda nëntorit.

Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicjes sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.”

Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën.

Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Spiropali i përgjigjet Shehajt: Hetimet nuk komentohen në Kuvend, drejtësia i bën vetë gjykimet

1762810500_80001762792370x1762792132spiropali571.png

Ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të deputetit Agron Shehaj lidhur me hetimet ndaj disa çështjeve nën verifikim nga Prokuroria e Tiranës dhe SPAK, duke theksuar se Parlamenti “nuk është vendi për të diskutuar dosje që janë në hetim”.

Spiropali theksoi se Shqipëria është “vend pararojë në Ballkan për procesin e integrimit evropian”, siç vlerësohet në Progres-Raportin e Komisionit Evropian, falë angazhimit për reformën në drejtësi, e cila, sipas saj, “ka pasur kosto të larta politike, përfshirë bojkotet dhe përplasjet parlamentare.”

Ajo nënvizoi se “lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë janë prioritete absolute” dhe se qeveria nuk ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë:

"Pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë. Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria ështe vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm.

Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, te cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje." - u shpreh Spiropali.

Ora 17:22
Kapri-Spiropalit: Greqia mund të na vendosë veto! Zgjidhni çështjet pezull: Deti, ligji i luftës, cështja çame

 

Për ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, Greqia nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme ajo tha me bindje se pavarësisht problemeve ende të pazgjidhura midis 2 vendeve, vendi fqinj do të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në union.

Kapri: Keni vendour një objektiv, 2029 për anëtarësim në BE ç'ka do të thotë se Shqipëria duhet të ketë zero probleme me vendet e BE, por ne e dimë që me Greqinë kemi probleme historike të pazgjidhura. Çështja e detit që është e stopuar, por edhe çështja çame dhe ligji i luftës që nuk është anuluar ende. Cila është zgjidhja juaj për këtë cështje? Për çështjen çame, pasi BE mund të na vendosi veto? 

Sipropali: Sot kemi mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së. Me fqinjin tonë jugor kemi takime dypalëshe, së shpejti do të kemi takim në dhjetor ku do të diskutohen disa çështje: Delimitimi i hapësirës detare, ligji i luftës, adresimi i çështjeve për të drejtat e njëriut dhe të pronës, minioriteti grek në shqipëri etj… Këto çështje nuk prekin marrëdhënien tonë.

Ora 17:10
Abuzimi me fondet e IPARD, Kapri: Kur do zhbllokohen fondet? Sipropali: Po heton SPAK dhe BE-ja, presim raportin e tyre

 

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia pyeti ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, nëse Shqipëria po punon për rifitimin e fondeve IPARD3 nga Bashkimi Europian, pasi u ndërprenë në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare.

Kapri: IPARD3,112 mln euro, është bllokuar nga be me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e ipard2, konkretisht shefi i OLAF ka folur për 33 mln euro abuzime, nuk do të disbursohen 112 mln euro. .Ju si ministre përgjegjëse,  sa jeni marrë me këtë cështje dhe cfarë garancish kemi që në 2026 ta kemi ipard3 sepse nuk e kemi në projekt-buxhet? 

Spiropali: Ajo që dihet me sihur iështë se me shumë gjasë më 17 nëntor, Shqipëria do të celë grupkapitullin e fundit, atë të burimeve bujqësisë dhe kohezoniit. Nga komisioni Evroopian gjykohet se në këtë fushë Shqipëria është gati. Shqetësimi është adresuar edhe me auditim të brendshëm dhe nga BE, nnga strukturat ligjzbatuese të tyre. Presim prej tyre përgjigjet për këtë cështje. Pra auditim nga BE dhe strukturat e tjera, të ministrisë, të BE, të SPAK-ut, dhe të audituesëve europianë. Do kemi një raport përfundimtar.