TIRANE – Ish-drejtori i Lojërave të Fatit Besnik Çobaj dhe vartësi i tij Nikolin Gjeka do të gjykohen me proces të shkurtuar, çka i jep atyre mundësinë të përfitojnë ulje 1/3 e dënimit në rast të një fajësie.
Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar këtë të hënë në seancën e parë ndaj Çobajt dhe Gjekës kërkesën e dy të pandehurve për një gjykim të shkurtuar për të zgjidhur çështjen në gjendjen që janë aktet.
Drejtori i Lojërave të Fatit dhe vartësi i tij u kallëzuan penalisht nga Ministria e Financave gjatë operacionit “Marrëzia e fundit”, pasi nga hetimet rezultoi se dy zyrtarët kishin shpërdoruar detyrën duke favorizuar aktivitetin e palicencuar të basteve sportive.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com